Që nga 29 janari deri më 30 prill 2021 të gjithë personat që hyjnë në Bullgari duhet të prezantojnë PCR test negativ për Covid-19 të bërë jo më vonë se 72 orë para mbërritjes, bëri të ditur “Policia Kufitare”. Do të ketë përjashtim vetëm për shoferët e autobusëve ndërkombëtarë, shoferët e kamionëve dhe maunave që kalojnë transit, ekuipazhet e anijeve dhe avionëve.
Shtetasit bullgarë dhe personat me statusin e qëndrimit të përhershëm, afatgjatë ose të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk paraqesin një dokument për PCR test do të vendosen në karantinë për një periudhë prej 10 ditësh në shtëpi ose në një vend tjetër akomodimi, ku personi ka deklaruar se do të banojë, njoftoi BTA.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..