Si fëmijë ai dëgjon këngën e zogjve në fshatin e tij të lindjes Jamna dhe, duke ndjekur shembullin e gjyshit të tij, krijon instrumente të vogla muzikore për të luajtur me to. Ai e mori gëdullkën e tij të parë (vegël specifike muzikore bullgare) që në vitin e largët 1969 nga babai i tij, por prova e tij e parë për të luajtur në të dështoi, pasi kishte harruar për të lyer me kolofon harkun.
Sot Angell Dobrev është një nga anëtarët me të respektuar dhe me stazh më të gjatë në Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Talentin e vet të trashëguar nga disa breza muzikantësh e ka zhvilluar në Shkollën për Arte Folklorike në Kotell dhe në Akademinë për Arte Muzikore, Koreografike dhe Artistike në Plovdiv. Angell Dobrev nuk kufizohet vetëm me interpretimin e muzikës, ai është gjithashtu kompozitor i mbi 200 veprave, mjeshtëron vetë gëdullka, jep mësime, vë spektakle, është producent dhe incizon disqe, orkestron muzikë folklorike. Nëpërmjet veprimtarisë së tij të pasur përhap famën e muzikës folklorike bullgare në mbarë botën.
“Gëdullka është pjesë e jetës dhe kulturës bullgare... Folklori bullgar është një kod, i cili është i futur në natyrën tonë!” – thotë Angell Dobrev.
Mund të mësoni më shumë për muzikantin e madh në artikullin tonë “Tingulli i gëdullkës e prek thellë shpirtin e njeriut” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Trupat tokësore në Bullgari po shënojnë festën e tyre ushtarake. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, theksohet se më 19 nëntori mbushen 139 vjet nga fitorja e lavdishme në Slivnica dhe 146 vjet nga krijimi i forcave tokësore bullgare. Kjo..
Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..
“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..