Si fëmijë ai dëgjon këngën e zogjve në fshatin e tij të lindjes Jamna dhe, duke ndjekur shembullin e gjyshit të tij, krijon instrumente të vogla muzikore për të luajtur me to. Ai e mori gëdullkën e tij të parë (vegël specifike muzikore bullgare) që në vitin e largët 1969 nga babai i tij, por prova e tij e parë për të luajtur në të dështoi, pasi kishte harruar për të lyer me kolofon harkun.
Sot Angell Dobrev është një nga anëtarët me të respektuar dhe me stazh më të gjatë në Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Talentin e vet të trashëguar nga disa breza muzikantësh e ka zhvilluar në Shkollën për Arte Folklorike në Kotell dhe në Akademinë për Arte Muzikore, Koreografike dhe Artistike në Plovdiv. Angell Dobrev nuk kufizohet vetëm me interpretimin e muzikës, ai është gjithashtu kompozitor i mbi 200 veprave, mjeshtëron vetë gëdullka, jep mësime, vë spektakle, është producent dhe incizon disqe, orkestron muzikë folklorike. Nëpërmjet veprimtarisë së tij të pasur përhap famën e muzikës folklorike bullgare në mbarë botën.
“Gëdullka është pjesë e jetës dhe kulturës bullgare... Folklori bullgar është një kod, i cili është i futur në natyrën tonë!” – thotë Angell Dobrev.
Mund të mësoni më shumë për muzikantin e madh në artikullin tonë “Tingulli i gëdullkës e prek thellë shpirtin e njeriut” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..