Testi i Nënpresidentjes Ilijana Jotova ka rezultuar pozitiv, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Nënpresidentja është në gjendje të mirë, me simptoma të lehta. Janë testuar edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë dhe rezultatet e tyre janë negative.
Kreu i Shtetit Rumen Radev ndihet mirë, ai gjithashtu ka bërë test, i cili ka rezultuar negativ.
Kontakti i fundit i Kreut të Shtetit me Nënpresidenten ka qenë më 20 janar.
Janë ndërmarrë masat e domosdoshme për dezinfektimin e vendeve të punës dhe për funksionimin normal të institucionit të Presidentit, transmetoi BTA.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..