Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pasardhëse e hebrenjve bullgarë tregon arkivin e Janusz Korczak

Doktor Anat Livne gjatë hapjes së ekspozitës “Varshava hebre: Historia e frymës njerëzore” në muzeun “Bejt Lohamej-Ha-Geataot” - janar 2018
Foto: arkiv

27 janari është dita në të cilën gjatë vitit 1945 lirohen të mbijetuarit e pakët të shpëtuar në kampin e përqendrimit në Auschwitz. Dhjetëvjeçarë më vonë OKB-ja e kthen datën në një Ditë Ndërkombëtare për të përkujtuar Holokaustin, duke inkurajuar jo vetëm nderimin ndaj viktimave, por dhe grumbullimin e dijeve, që të mos të përsëritet asnjëherë më ky gjenocid.

Për kujtim të viktimave, gjatë vitit 1949, në shtetin hebre Izrael të rinovuar pas Luftës së Dytë Botërore është themeluar Muzeu i Holokaustit dhe i  rezistencës hebre “Bejt Lohamej-Ha Geataot” ” (përkthim nga hebraishtja “Muze i luftëtarëve nga getot”).


Muzeu i cili mban emrin e poetit hebre  Itzhak Katzenelson, që ka vdekur në Auschwitz, ndodhet në Galile, në territorin e kibbutz Lohamei-Ha-Getaot, krijuar nga ish partizanë dhe veprimtarë të rezistencës izraelite kundra nazistëve në Poloni dhe Lituani. 

Një studiuese shumëvjeçare dhe drejtore e “Bejt Lohamej-Ha Geataot” është Anat Livne, e cila është rritur në kibbutzin bullgar “Bejt ha Shita” (Beit HaShita), rreth liqenit të Galileut. Në kohën e kaluar gjyshi i saj ka qenë drejtor i shkollës izraelite “Tarbut” në Sofje, kurse gjyshja e saj ka dhënë mësim aty deri në vitin 1939. Kur familja mbërrin në Izrael , është mes themeluesve të kibbutzit “Lohamej-Ha Geataot”. Në të janë strehuar fëmijë dhe të rinj nga kampet e përqendrimit dhe getot në të gjithë Evropën.

Në ndryshim nga nëna e saj, e cila trashëgon profesionin e mësueses të prindërve të saj nga Bullgaria, Anat Livne drejtohet ndaj historisë. Ajo ka dashur të kërkojë përgjigjen e një paradoksi - përse izraelitët polakë, siç është babai i saj, nuk kanë mundur të shpëtojnë nga kampet e vdekjes dhe si kanë arritur të shpëtohen izraelitët bullgarë.

Çdo vit rreth datës 27 janar, izraelitët të cilët kanë shpëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë të ftuar të tregojnë për vuajtjet dhe poshtërimet në kampet e përqendrimit. Por, Anat Livne kundërshton abuzimin me ndjenjat e njerëzve, të cilët akoma mbajnë “fajin” se kanë mbetur të gjallë në ndryshim nga të afërmit e vet. Kuptohet se kjo nuk do të thotë se kujtimi i të vdekurve dhe ajo që ka ndodhur në Evropë duhet të zhyten në harresë - transmetimi i kujtimit për ta mund të bëhet përmes konferencave, veprave të artit, dhe jo në ceremoni. Për shkak të deklaratave të saj “heretike” kontrata e Anat Livne në muze nuk është zgjatur.

Por, Anat Livne ruan kujtimin për materialet më interesante nga arkiva në muze të ruajtura në një vend sekret në geton e Varshavës.


Një nga eksponatet më të çmuara në muze është valixhja me dokumente dhe veshje personale të pedagogut gjenial Janusz Korczak, i cili vullnetarisht ka shoqëruar fëmijët nga jetimorja e tij hebre në Treblinka në geton në Varshavë dhe ka hyrë bashkë me ta në dhomat e gazit.  

“Në shkrimet e tij ai e konsideron fëmijën akoma që nga lindja e tij si një person, i cili ka të drejtat e veta dhe që në një moshë të vogël mund të pyetet për mendimin e tij - vazhdon tregimin e saj Anat Livne. Sipas Janusz Korczak njerëzit janë vëllezër - nuk ka një dallim se prej çfarë etnosi është fëmija, por si jeton , që të mund të jetë i lumtur.” 

Pedagogu ka pasur dy jetimore - njëri për hebrenj kurse tjetri për jetimet polakë. Ai gjithashtu ka drejtuar një program të vet në radion polake, në të cilin kanë marrë pjesë  dhe fëmijë. Njerëzit e kanë njohur si një pedagog të madh polak, por jo të gjithë e kanë ditur emrin e tij të lindjes Henryk Goldszmit. 

“Ne geto Janusz Korczak nuk ka bërë dallim midis fëmijëve vendas dhe atyre në jetimore dhe shpesh u ka shpërndarë vogëlushëve të mbetur pa prindër, jashtë jetimores, nga ushqimi i vështirë për t’u furnizuar - thotë akoma Anat Livne. Rojet gjermane kanë qenë kaq të respektuar prej tij, saqë një oficer i ka propozuar ta nxjerrë nga getoja, kur kanë filluar depërtimet  drejt kampeve të vdekjes. Por ai ka mbetur tek fëmijët, të cilët i ka frymëzuar me kurajë deri në momentin e fundit”.  


Pak përpara se të merret, Janusz Korczak ka mundur të dorëzojë një anëtari të “Dror” një valixhe me punimin e tij të papërfunduar në pedagogji, dokumente nga jetimorja e fëmijëve, sende të tij personale dhe pak para. Të rinjtë e kanë fshehur në një vend të fshehtë dhe pas luftës e kanë kërkuar dhe e kanë transportuar në Izrael. Valixhja është gjëja e fundit, e cila ka mbetur nga shkencëtari i madh dhe pedagog. Në muze kanë arritur të rivendosin këtë trashëgimi të lënë dhe sot ajo është gjëja më e vlefshme në ekspozitën e tij.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, gfh.org.il, arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD