Bota e sotme është e lidhur pazgjidhshmërisht me teknologjinë. Sot fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara pajisjes elektronike, pavarësisht nga fakti nëse e përdorin për arsim ose për dëfrim. Këtë e tregon dhe statistika për Bullgarinë, e cila për dy vjetët e kaluar është shqetësuese.
“Sipas të dhënave të fundit 83% nga bullgarët e vegjël e kalojnë kohën e vet në një shikim pasiv ose aktiv përpara pajisjes elektronike, më të paktën nga 2 orë në ditë gjatë ditëve të pushimit, kurse gjatë javës - 48%, që e tejkalon dozën rekomanduese pediatrike” - thotë Jana Illçeva, logoped, konsultuese dhe terapiste, e cila punon me fëmijë me probleme në zhvillim.
Fjalimi i vonë, shqetësime të gjendjes emocionale, probleme me përqendrimin, rastet e shpeshta të dhunës - këto janë vetëm një pjesë nga problemet, të cilat lindin si rezultat i përdorimit të pajisjeve elektronike nga fëmijët. A është me të vërtetë gjendja kaq serioze?
“Po, i gjithë ky është një kompleks i ndërlidhur, themelet e të cilit vihen akoma që në moshën më të herët. Ekrani vonon zhvillimin e fjalimit kuptimplotë, nuk mund të zhvillohet sjellja komunikatave. Për fëmijët është jashtëzakonisht e rëndësishme loja reale, të cilën e jep përvoja jetike, zhvillon imagjinatën, pjekurinë emocionuese dhe ndërgjegjësimin” - sqaron Jana Illçeva dhe jep shembuj nga praktika e vet për të kundërtën: një fëmijë i cili nuk mund të hapë lirshëm faqet e librit por kalon me gisht nëpër faqe, ose fëmijë, i cili nuk ka ndërtuar dhe formuar identitetin e vet dhe krahasohet me ndonjë hero ose karakter nga filmat e animuar. Jo rastësisht gjatë viteve të fundit dolën terma të tilla si “sindromi i kohës së ekranit” ose “brezi i tjetërsimit dhe i largimit”.
“Shikimi i tepërt rezulton në stimulimin e tepërt të sistemit nervor, ndryshojnë proceset biokimike në tru dhe nuk ndërtohen lidhjet e drejta neurologjike. Nuk zhvillohet mirë kujtesa e punës, si dhe të menduarit kreativ. Dhe gjithnjë e më shumë fëmijë, mjerisht, kanë vështirësi njohëse dhe të të nxënit” - vë në dukje Jana Illçeva.
Vitin e kaluar fëmijët në Bullgari e përfunduan vitin shkollor në distancë, në këtë moment nxënësit nga klasat e sipërme akoma janë duke mësuar online. Si do të ndikojë arsimi në distancë mbi fëmijët bullgarë?
“Pasojat tani do të studiohen në mënyrë më të thelluar. Izolimi dhe koha përpara ekranit janë më të dëmshme për nxënësit e klasës së parë dhe për fëmijët me probleme në zhvillim. Gjithnjë e më shumë po forcohen dhe vështirësitë arsimore, sepse nxënësit mbeten mbrapa me materialin. Sa u përket mjeshtërive sociale mendoj se ata do t’i avancojnë, duke u kthyer në klasë. Në të ardhmen gjithnjë e më shumë do të ndihen vështirësi në përqendrimin, sjelljen, në vëmendjen e dëgjimit, të motorikes fine.Sipas meje pasojat do të jenë më tepër psikologjike dhe arsimore”-mendon Jana Illçeva.
Teknologjitë e kufizojnë integrimin ndijor, lidhjen e gjallë, ndjenjën prej një komunikimi real, lëvizjen. Por, ato mund të jenë dhe një përkrahje suplementare, kur janë të përdorura me qëllimdhe në mënyrë të matur:
“Ka shumë kanale arsimore dhe aplikime, të cilat e përkrahin procesin mësimor. Po kështu mund të përdoren dhe për një komunikim alternativ. Nuk mund t’i izolojmë fëmijët krejtësisht, që të gjithë ne jemi të varur në ndonjë mënyrë nga teknologjitë. Por, ato nuk duhet dhe nuk mund të zëvendësojnë ngjarjet reale jetike, komunikimin, mjeshtëritë praktike dhe nevojat” - është më se kategorike Jana Illçeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal, BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..