Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes nxjerr nga harresa artin e krijuesit bullgar të radhës, gjurmët e të cilit zbehen në kujtimet e bashkëkohësve të tij nga gjysma e parë e shekullit të kaluar. Ekspozita “Penço Georgiev. Midis teatrit dhe jetës” gjallëron fytyrat e njerëzve, jeta e të cilëve ka paracaktuar role të ndryshme, por dhe na transferon në përjetimet skenike imagjinare të aktorëve, përmes dekoreve dhe kostumeve novatore.
Penço Georgiev vjen në këtë botë, bashkë me shekullin e ri të 20, i cili e shënon fëmijërinë e tij me një fakt dramatik - babai i tij vdes pranë Edrenesë në Luftërat Ballkanike. Pavarësisht nga tragjedia familjare, nëna e tij vet i rrit tre djemtë e saj dhe çdo një prej tyre përfundon studimet në universitet.
Pas fundit të Luftës së Parë Botërore, djali më i madh i familjes i dhuruar me një talent artistik ikën nga qyteti i tij i lindjes Vraca, që të mund të përsos edhe më tepër dhuntitë dhe dijet e tij në Akademinë Artistike. Derisa studion ai afrohet shumë me Ivan Milevin, me të cilin pikturon në stilin identik, kurse gjatë vitit 1928 me Vasill Stanillovin fiton konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe bashkë me të niset për në Paris.
“Mbase aty, mes Mekës së artit, Penço Georgiev mundet të fitojë një vështrim evropian, të shikojë proceset dhe në përgjithësi gjërat moderne, të cilat rastisin në Paris dhe të mundet të marrë nga ky art - tregon Stanisllava Nikollova, kuratore e ekspozitës. Ai regjistrohet në shkollën për arte të aplikuara tek Pol Loran, njihet me grafikën dhe gjatë gjithë kësaj kohe është i pasionuar nga skenografia dhe arti teatral. Ka dëshmi se ai mundet të marrë pjesë në disa zgjidhje skenografike. Kështu që, Parisi me të vërtetë doli të ishte një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e tij si një piktor të pjekur dhe të përsosur. Duke u kthyer gjatë vitit 1932 ai mundet të përfshihet në Shoqërinë e Piktorëve të Rinj dhe me një vizion më modern dhe tematikë më të ndryshme të marrë pjesë në mënyrë të plotëvlefshme në jetën artistike”.
Derisa jeton dhe krijon në Paris, Penço Georgiev shikon fytyrat e të varfërve dhe të padrejtëve, duke krijuar pamjet e gjalla të muzikantëve rrugor, valltaret nëpër kabaretë, shitësit e luleve, punonjësit, të pastrehët nga ura e lumit Sena. Në kryeqytetin francez ai bashkohet dhe me Ljubomir Pipkovin, të cilin e ndihmon me skica për operën “9 vëllezërit e Janës” dhe pas kësaj bëhet dhe skenograf i saj në Teatrin Kombëtar. Krijimtaria e tij kalon përmes dy etapave - e para e lidh atë me vendlindjen, ikonat, nënën, fshatin, vdekjen, kurse në etapën e dytë vështrimi ndaj njeriut të vogël, amësisë, punës, bëhet përmes mjedisit qytetar.
“Duke parë ekspozitën, spektatorët akoma në fillim do të venë re punime mësimore me imazhet e Ivan Rillskit - shenjtorit çudibërës, shenjtorit në lutje - thotë kuratorja. Do të shikojnë dhe disa krijime kyçe, mes të cilave “Përshpirtja” nga viti 1929. Kurse kur vështrojnë punimet e viteve 30, vëmendjen e tyre do ta tërheqin “Punonjësit”, “Harmonistët”, “Grua e varfër nga lagja”, “Fizarmonicisti”, “Shitësit”. Kështu që secili do të mund të ndiejë dallimet midis të dyja periudhave dhe sesi njeriu i zakonshëm zëvendësohet me njeriun e zakonshëm nga qyteti. Nëse gjatë viteve të 20 heroi kryesor është njeriu i fshatit, gjatë viteve 30 tanimë është punonjësi në qytet”.
Pavarësisht se grumbullon një fond të pasur artistik, Penço Georgiev zbulon më plotë talentin e tij në teatër, ku i nënshtron idetë e tij artistike ideve të regjisorit dhe të dramaturgjisë. Në këtë mënyrë krijon dekoret dhe kostumet në mbi 20 shfaqje në Teatrin Kombëtar dhe në mbi 40 në Teatrin e qytetit Ruse.
“Nëse përpara kësaj dekoret në teatër janë mjaft treguese, përshkruese, realiste, piktorët modern, mes të cilëve dhe Penço Georgiev, i drejtojnë përpjekjet e tyre mbi një kushtëzim më të madh - thotë akoma Stanisllava Nikollova.- Ai sjellë nga Parisi variantin më të lehtë dhe të specializuar të skenës, duke u dhënë një liri të plotë aktorëve, që të mund të paraqesin veten e vet dhe talentin e vet. Dekoret e tij kanë qenë jashtëzakonisht të lehta, kompakte, janë transportuar shumë shpejt. Kështu që ai ka qenë i dashur si nga punonjësit skenik, kështu dhe nga aktorët më të mëdhenj bullgarë.”
Penço Georgiev ikën nga kjo botë mezi 40 vjeç - duke rënë në boshtin e ashensorit në Teatrin Kombëtar, derisa përgatit dekorimin teatral të “Sallambos”. Pas vetes le rreth 1400 krijime, pjesa më e madhe prej të cilëve të shpërndara në koleksione private. 150 prej tyre, galeria arrin ti gjejë, që të mund të ringjallë pamjen e krijuesit, i cili ia dhuron jetën e tij artit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes dhe arkiv
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..