Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të Ditës së Radios Bullgare - një kujtim i një buletini simbolik në eterin e radios

67 vjet tingëllon buletini për nivelin e lumit Danub në eterin e Radios Kombëtare Bullgare

Sot informacioni për lumin është në kompjuterët e kapitenëve

Foto: arkiv

Më 6 qershor 2016 dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare dëgjojnë për herë të fundit prognozën për nivelin e lumit Danub “në centimetra” për një kalim pa pengesa të anijeve përmes pjesës bullgare të lumit. Nga kjo ditë informacioni rreth nivelit të ujit merret vetëm përmes teknologjive.

Buletini hidrologjik fillon të transmetohet gjatë vitit 1949, si një detyrim i vendit tonë në bazë të Konventës Danubjane dhe tingëllon në vazhdim të 67 vjetëve çdo ditë jave pas lajmeve në orën 15,30. Në fillim fare dhjetë shtetet danubiane i kanë dërguar informacionin njëri-tjetrit për nivelin e lumit përmes telegrameve, pas kësaj kanë kaluar në teleks, pas kësaj në kompjuter - dhe kështu arrihet deri tek sistemet e navigacionit digjital.


“Nuk ka një veprimtari njerëzore, e cila të mund të ekzistojë pa ujë - tregon hidrologu me përvojë 40 vjeçare Ivajllo Bojçev. Nga të gjithë kolegët hidrologë unë jam i vetmi, i cili ka parë ujërat më të larta, si dhe ngrirjen e dy hershme të Danubit si dhe akullin e madh në Tutrakan.  Ishin formuar akumulime disa metra dhe u nevojit të hidhen bomba nga avionët “.

Buletini i hidrologëve ka qenë me një rëndësi të madhe për njerëzit, të cilët janë në lum, thotë Nikollaj Gençev - një nga njohësit më të mirë të lumit Danub dhe autor i udhëzuesve përgjatë gjithë rrjedhës së tij.  

“Për disa ky transmetim mund të jetë dukur si një gjë monotone, kurse për të tjerë diçka “e thatë”, e mërzitshme - vazhdon ai. Por, për ne, njerëzit nga transporti ujor, ai pritej çdo ditë, shumë interesant dhe i rëndësishëm për punën tonë, sepse pas frazave për nivelin e lumit në centimetra fshihej bota e larmishme dhe dinamike e transportit të Danubit.”

Me hyrjen e vet në Bashkimin Evropian, vendi ynë merr ndihmë, që të modernizojë transportin detar dhe lumor dhe të mund tëketë siguri në çdo një drejtim. Kështu, buletini i dikurshëm hyn jo vetëm në sajtin për mirëmbajtjen dhe studimin e lumit Danub, por dhe në sistemin modern informativ BULRIS. Me fjalë të tjera - buletin përsëri ka, por kësaj radhe në kompjuterët e kapitenëve.  

“Më vjen keq sepse kjo qe një traditë, në sajë të së cilës çdo ditë falas ne dëgjonim emrin tonë - pohon kapiteni Pavlin Conev, drejtor i Agjencisë për mirëmbajtjen dhe studimin e lumit Danub, i cili tanimë 60 vjet është në teren. Sot në sajë të sajtit tonë tanimë mund të propozojmë dhe forma të tjera të informacionit - jo vetëm numra, të cilat tregojnë nivelin e lumit, por dhe sesi ngjajnë pjesët e veçanta dhe çfarë kushtesh ka në to.”

Me një nostalgji për informacionin e raportuar në radio për nivelin e lumit flet dhe profesori Nikollaj Nenov, drejtor i Muzeut Historik Regjional në qytetin Ruse.

“Të kesh një traditë 60 vjeçare sipas një pjese të madhe të vendeve perëndimore nuk është asgjë. Por ne e kemi. Po, mund të kushtojë shtrenjtë. Por këtu ne mbështetemi tek prestigji, deri tek shenjat, të cilat i transmetojmë drejt vetes tonë dhe ndaj të tjerëve. Në orën 15,00 Radioja Kombëtare Bullgare tanimë nuk e përmend lumin Danub dhe duket për shumë njerëz, duke përjashtuar njerëzit rreth lumit, ai është krejtësisht i panjohur - u është i panevojshëm, kurse disa madje mund të neveriten nga ujërat e tij të vrazhdë e të pistë. Por, lumi Danub është një shenjë e veçantë, sepse na lidh me zemrën e Evropës, në të cilën nëse nuk shikojmë, për ku jemi nisur”.

Lista e përditshme e radhitjes së qyteteve të Danubit në tri gjuhë për shumicën e njerëzve qe një informacion i mërzitshëm dhe i panevojshëm. Kurse të tjerë dhe sot mendojnë se tradita e cila qe vendosur prej dekadave të tëra nuk është dashur që të ndalohet. Përpara ca kohe adhuruesit e buletinit madje organizuan një fushatë për rivendosjen e tij, por derisa të mbretërojnë teknologjitë, ai përgjithmonë do të mbetet në histori.

Përpiloi: Dinana Cankova /në bazë të intervistave të Asja Pençevës, korespondente e BNR në Ruse/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Radio Vidin, BGNES, rusemedia.com dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD