Gjatë këtij viti një sërë problemesh të rëndësishme presin një shqyrtim dhe vendim nga Parlamenti Evropian. Dy prej tyre padyshim që janë të lidhura me “divorcin” e tanishëm zyrtar midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, si dhe me vaksinimin dhe zgjidhjen e pasojave të krizës, të shkaktuar nga pandemia. Që të dyja temat janë shumë të rëndësishme për Bullgarinë, si një anëtare e Bashkimit Evropian, prandaj dhe dy nga euro deputetët tanë tanimë aktivisht kërkojnë një rrugëdalje nga labirinti i krijuar.
Në lidhje me Brexit, marrëveshja e arritur në dhjetor nuk është ratifikuar ende nga të dy palët. Pavarësisht nga kjo, euro deputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev, sqaroi disa nga rregullat e reja, të cilat janë të rëndësishme për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe kështu:
“Të jesh pjesë e Bashkimit Evropian është një gjë e mrekullueshme, sepse jemi të mbrojtur nga klauzola e mos diskriminimit - sqaron Kovaçev. Ajo parashikon që kushtet, të cilat do të zbatohen për të gjithë shtetasit e tjerë të Bashkimit Evropian, të zbatohen edhe për bullgarët. Britania e Madhe nuk do të mund të ndryshojë kushtet në të ardhmen, meqenëse Bashkimi Evropian menjëherë do të fusë një masë reciproke për shtetasit britanikë që qëndrojnë në territorin e tij. Nga mesi i këtij viti do të udhëtojmë drejt Britanisë së Madhe pa viza, por tanimë jo vetëm me kartë identifikimi, por me pasaportë. Por, deri atëherë, udhëtimi vazhdon të realizohet vetëm me kartë identifikimi”.
Sipas fjalëve të Andrej Kovaçevit, për studentët po kështu do të ketë një farë ndryshimesh:
“Ata, të cilat e kanë filluar arsimin e vet dhe akoma nuk kanë të ashtuquajturin statut të qëndrimit të përhershëm, duhet të kërkojnë një të tillë deri më 30 qershor - paralajmëron Kovaçev. Deri në mes të vitit statuti i tyre të qytetarëve evropianë mbetet i njëjti, por pas kësaj, kushtet do të ndryshojnë, meqenëse do të jenë qytetarë të vendeve të treta. Mjerisht, Britania e Madhe refuzoi të marrë pjesë dhe në programin “Erasmus+” kështu që studentët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria humbasin mundësinë për të përfituar nga ai.”
Sa i përket pandemisë nga Covid-19, deputeti evropian është kategorik se anëtarësia jonë në Bashkimin Evropian , do të lejojë që të mund të marrim një numër të mjaftueshëm të vaksinave. Që të gjithë ata të cilët kanë dëshirë do të vaksinohen, me çmime mjaft më të ulëta, kundrejt atyre, të cilat na propozohen nga vendet jashtë Bashkimit.
Nga ana tjetër, euro deputetja, anëtare e grupit “Rino Evropën” Atixhe Alieva Veli, u kushtoi vëmendje disa prej sfidave, të cilat janë një pjesë e rendit të ditës të komisionit mbi punësimin dhe çështjet sociale. Pavarësisht dhe globale për Bashkimin Evropian, vendimet e tyre do të reflektojnë dhe në Bullgari.
“Një raport i rëndësishëm, të cilin duhet ta shqyrtojmë është ky për rregullimin e së drejtës të shkëputjes të punonjësve nga mjedisi i punës. Por është e domosdoshme që kjo çështje të zgjidhet përmes një debati të balancuar midis institucioneve në Bruksel dhe qytetarëve punonjës. E shkojmë se me çfarë shpejtësie puna online hyri në ditët tona të përditshme për shkak të pandemisë. Të dhënat të cilat i kam unë për Bullgarinë tregojnë se në qoftë se përpara pandemisë puna në distancë ka qenë 5%, pas muajve, në të cilët qemë të mbyllur, kjo përqindje arrin deri më 30. Prandaj, është me një rëndësi të madhe të mund të sigurohet një nivel minimal i mbrojtjes të punonjësve në mjedisin e ri digjital të punës”.
E drejta e çdo një qytetari evropian të ketë banesë të vet me çmime të arsyeshme po kështu është mes dokumenteve të vëna në rend të ditës. Sipas Veli, kjo është e padiskutueshme, por fsheh një farë rreziqesh. Ekziston rreziku që qiramarrësit e paskrupullt të mos largohen me forcë nga shtëpia, kur ndalojnë të paguajnë qiranë. Sipas fjalëve të saj, një propozim i tillë, do të inkurajonte praktika jo të mira.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA dhe arkiv
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..