4 prilli u zgjodh nga Presidenti Rumen Radev për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas zhvillimit të konsultimeve të gjera, tha para BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova. Shtyrja me një javë e datës së parë të shpallur nga ai ishte e nevojshme për arritjen e “ndryshimeve të domosdoshme për zgjedhje të sigurta dhe transparente”.
Nënpresidentja sqaroi se Kreu i Shtetit ka filluar konsultimet me organizatat politike që gjatë dhjetorit, por qeveria dhe GERB nuk u janë përgjigjur ftesave.
Ilijana Jotova tha akoma se gjatë vitit të fundit po vëzhgohet një refuzim i heshtur për ndryshime serioze në legjislacion, që të ketë zgjedhje të ndershme, në të cilat të mund të marrin pjesë të gjithë shtetasit bullgarë. Nuk ka pasur edhe vullnet politik për organizimin e votimit të bashkësisë bullgare jashtë shtetit. “Në qoftë se në ditën e zgjedhjeve lejohen falsifikime dhe nuk aplikohet monitorimi me video “mund të ketë incidente të pakëndshme”, përgjithësoi ajo.Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..