Ministria jonë e Jashtme filloi organizimin e zgjedhjeve parlamentare jashtë, që të mund të votojnë bashkatdhetarët tanë, megjithë gjendjen e rëndë epidemike, njoftoi zyra e shtypit e MPJ-së.
Udhëheqësit e misioneve diplomatike përtej kufirit janë ngarkuar me detyrën për ta kërkuar pëlqimin e shtetit përkatës për hapjen e seksioneve zgjedhore jo vetëm në ambasada dhe konsullata, por edhe jashtë tyre.
Ndërkaq, një grup pune në Ministri duhet të përgatisë një projektbuxhet për zhvillimin e zgjedhjeve përtej kufirit, i cili të parashikojë mjete për dezinfektim dhe PCR teste për anëtarët e komisioneve në seksione.
Bullgarët jashtë shtetit do të mund të informohen për kushtet e votimit në faqen e MPJ-së në rubrikën “Zgjedhje”.Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..