Me rastin e përvjetorit të 120-të të transportit urban të kryeqytetit, në Sofje në sheshin “Aleksandër Nevski” fillon një ekspozitë e automjeteve të restauruara dhe të brezit të fundit. Një retro-tramvaji organizon falas për kryeqytetasit kurse në qendër të Sofjes, transmetoi reporteri ynë Dobromir Cvetkov.
Tramvaji i parë u nis në Sofje më 1 janar 1901, sipas stilit të vjetër, duke e vënë fillimin e transportit elektrik në Bullgari. Linja e parë e tramvajit ishte Nr. 13 dhe lëvizej nga Stacioni Qendror deri në sheshin e sotëm “Sllavejkov”. Vagonët e parë ishin të vegjël, me platforma të hapura, të rrethuara me hekura prej metali. Salloni ishte ndarë për klasën e parë dhe atë të dytë të pasagjerëve.
Tramvajet e para në Sofje janë lidhur me emrin e kryetarit të Bashkisë së Sofjes Dimitër Petkov (1888-1893), i cili ka një kontribut të madh për planet e para të elektrifikimit të kryeqytetit. Më shumë hollësi mbi temën mund të lexoni KËTU.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..