Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor akoma është në rendin e ditës, por kjo nuk do të ndodhë “nesër”, tha ambasadorja e Portugalisë në Bullgari Anna Maria Ribeiro da Silva. Në një diskutim mbi presidencën portugeze të Këshillit të BE, da Silva shpjegoi: “Zgjerimi është në rendin e ditës, por shenja inkurajuese duhet t'u jepen vendeve që kanë përmbushur kriteret”.
“Ne jemi gati të punojmë për të arritur një kompromis”, tha Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva. “Shpresojmë që kur të kalojnë masat në lidhje me COVID dhe emocionet të mos jenë aq të forta, pasi ne në Ballkan jemi shumë emocionalë, fokusi do të përqendrohet në diskutime konstruktive”, theksoi Zaharieva të cituar nga sajti dnevnik.bg.
Më vonë Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva foli në telefon me homologun e saj portugez, Augustus Santos Silva. Gjatë bisedës ajo shprehu përkrahjen e Sofjes për përparësitë e Presidencës Portugeze të BE-së. Të dy diskutuan edhe luftën kundër Covid-19, zgjerimin e BE dhe çështjeje të tjera kryesore në axhendën e komunitetit, njoftoi MPJ. Zaharieva theksoi, se motoja e zgjedhur nga presidenca portugeze vjen shumë në kohë “Është koha për veprim, është koha për rezultate”. “Kjo është pikërisht ajo që qytetarët tanë presin”, nënvizoi Zaharieva.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..