Po vazhdojnë konsultimet e Presidentit Rumen Radev me rastin e organizimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Sot po zhvillohen takimet e tij me partitë e përfaqësuara në Parlament pa bashkëqeveritarët – “Patriotët e Bashkuar”, të cilët shpallën se nuk e pranojnë ftesën.
Në takimin e vet me përfaqësuesit e forcës më të madhe parlamentare GERB Radev vuri në dukje se qëllimi i konsultimeve të iniciuara nga ai është rritja e besimit të votuesve. “Kjo kërkon dialog, pozita të hapura, kërkim të konsensusit dhe vendime të mira në interes të shtetasve bullgarë”, nënvizoi Presidenti.
Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva nga GERB tha se kohët e fundit në hapësirën publike përhapen mendime se zgjedhjet e ardhshme do të manipulohen, gjë që shkakton mosbesim në procesin zgjedhor. Ajo i drejtoi Presidentit Radev një qortim se po kontribuon për përhapjen e këtyre pohimeve.
Nga ana e vet Radev i bëri thirrje partisë GERB të sigurojë me kuti lëvizëse votimin e bullgarëve në karantinë, votimin me anë të postës të bullgarëve jashtë vendit, si dhe të shqyrtojë mundësinë për lejimin e mbikëqyrjes video të numërimit të fletëve të votimit.
Në takimin e Presidentit me Partinë Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë liderja e saj Kornelija Ninova nënvizoi se opozita në Parlament është e gatshme të shqyrtojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, që të sigurojë mundësi për votim edhe për bullgarët që janë në karantinë. Ajo rikujtoi gjithashtu se partia e saj e ka përkrahur gjatë viteve të kaluara votimin me makina si një garant i votës. Mirëpo BSP shpalli se është kundër votimit në kuadrin e dy ditëve.
Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...
Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..