Mbi 60% prej fermave të vendit janë zhdukur në 10 vitet e fundit. Këtë e tregojnë të dhënat paraprake të numërimit të tyre, të prezantuara përpara Radios Kombëtare Bullgare nga Nikollaj Maronovi nga Drejtoria e Përgjithshme “Bujqësi” në Ministrinë e Bujqësisë.
Ndaj momentit, vepruese janë rreth 130 mijë ferma bujqësore, derisa përpara dhjetë vjetëve të tilla kanë qenë rreth 360 mijë. Po vëzhgohet një tendencë drejt shtimit të sipërfaqeve të përpunueshme dhe ruajtjes së numrit të kafshëve, gjë e cila do të thotë se fermat në Bullgari janë duke u konsoliduar dhe bujqësia është në duart e gjithnjë e më pak fermerëve.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..