Në komunikimin e rregullt me Bullgarinë ka shkëmbim të qëndrueshëm të mendimeve dhe ideve për kapërcimin e dallimeve, njoftoi Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në deklaratë theksohet se të dy palët shpesh ndajnë propozime dhe pikëpamje në të cilat ata deklarojnë dhe shpjegojnë pozicionet e tyre. Si hap i fundit në negociatat, Republika e Maqedonisë së Veriut pret një përgjigje ose vërejtje dhe sugjerime nga Bullgaria mbi Planin për Përmbushjen e Detyrimeve në Marrëveshjen e Miqësisë. “Në këtë mënyrë, besimi do të rikthehet si në vetë marrëveshjen ashtu edhe në procesin e dialogut midis dy vendeve për të kapërcyer dallimet, siç u ngjan dy vendeve fqinje miqësore në Evropë”, theksohet në deklaratë.
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..