Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev insiston në një fushatë të barabartë paraelektorale

Rumen Radev
Foto: BTA

Gjatë një serie takimesh mbi organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Presidenti Rumen Radev theksoi se “është e rëndësishme të ketë një fushatë të barabartë zgjedhore në mënyrë që bullgarët të kenë përfaqësimin e tyre politik, pasqyruar realisht në parlamentin tjetër”. Presidenti Radev përsëriti se qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetarëve bullgarë dhe garantimi i të drejtës së tyre për të votuar dhe i besimit në drejtësinë e votës.

Gjatë takimit të parë, Toshko Jordanov, nënkryetar i partisë "Ka një popull të tillë", tha se partia do të respektojë çdo datë për zgjedhjet parlamentare të përcaktuara nga presidenti. Pas takimit të mëpasshëm me udhëheqjen e Bullgarisë Demokratike, bashkë-kryetari i koalicionit Atanas Atanasov theksoi se është e nevojshme të thirren qarqet më të gjera të mundshme publike për të marrë pjesë në kontrollin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, kreu i shtetit Rumen Radev vuri në dukje se ai mori garanci se organizatat e shoqërisë civile do të pranoheshin në procesin e çertifikimit të makinave zgjedhore.

Presidenti zhvilloi takime edhe m- platformën qytetare "Ngrihu.BG" dhe partinë “Vëzrazhdane” (Ringjallja).

Sipas udhëheqëses së partisë “Ngrigu.BG" Maja Manollova, garantuesit e vetëm të një vote të drejtë mbeten institucioni presidencial, forcat politike joparlamentare dhe shtetasit bullgarë. Ajo propozoi ngritjen e një komisioni zgjedhor qytetar, nën egjidën e presidentit, për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të numëruar votat paralelisht. Partia “Vëzrazhdane” gjithashtu kërkoi që organizatat e shoqërisë civile të marrin rolin e vëzhguesve gjatë votimit për të parandaluar manipulimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD