Sofja po studion përvojën e qyteteve si Praga, Antverpen dhe Tirana në lidhje me ndryshimin e ardhshëm të planit të planifikimit të qytetit. Për këtë qëllim studiohen planet për zhvillimin e të tria qyteteve, të cilat janë me një profil të përafërt me atë të kryeqytetit tonë.
Në to është ndarë një vend i posaçëm i trashëgimisë kulturore dhe historike, hapësirave publike, peizazhit natyror dhe praktikve të tjera të qëndrueshme. Përgatitja e planit të ri urban të Sofjes i është caktuar dhe ngarkuar arkitektit dhe urbanist bullgar Pavel Jançev, i cili jeton dhe punon në Bruksel.
Plani i përgjithshëm i zhvillimit i kryeqytetit duhet të jetë gati deri në vitin 2023. Sipas urbanistëve, në qoftë se në Sofje vazhdon të veprojë plani i tanishëm i përgjithshëm i zhvillimit, ka mundësi që popullsia e qytetit të shtohet me akoma 1 milionë veta, kurse qyteti nuk është gati për këtë.
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..