Mbi 20% prej ndërmarrjeve të vogla në vend vështirësohen për të rimëkëmbur prodhimin e vet në kushtet e krizës së Covid-19. Ato disponojnë infrastrukturë dhe personel, por nuk kanë kapital qarkullues. Mbi 75% prej ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nuk mund të shërbejnë kreditë e tyre bankare, ndërsa vetëm 15% prej tyre kanë gjetur mundësi të reja për zhvillim në kushtet e krizës.
Të dhënat janë të një studimi të Shoqërisë Kombëtare të Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.
Firmat në sferën e shërbimeve online, tregtisë me pakicë, furnizimeve me korrier dhe digjitalizimit kalojnë me sukses përmes pandemisë, por ato në fushën e sektorëve tradicionalë, pësojnë humbje të mëdha dhe madje nuk disponojnë strategji për kufizimin e dëmeve, tha para BNR-së kryetarja e shoqërisë Eleonora Negullova.Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...