Pak mbi 41% prej bullgarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, ose pa dhoma të mjaftueshme për numrin e anëtarëve të familjes. Këtë e tregojnë të dhënat e shërbimit evropian të statistikave Eurostat. Për nga ky tregues Bullgaria radhitet në vend të tretë ndër vendet anëtare të BE-së pas Rumanisë dhe Letonisë. Treguesi mesatar për BE-në është 17.2%.
Krahasimi me periudhën para 10 vitesh tregon se situata në Bullgari po përmirësohet për nga ky tregues. Gjatë vitit 2010 në banesa të mbipopulluara kanë jetuar pak mbi 47% prej familjeve bullgare.
Të dhënat e Eurostatit tregojnë gjithashtu se deri në këtë moment 11.5% e bullgarëve jetojnë në banesa që janë tepër të mëdha për nevojat e tyre.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..