Objekti më i vizituar në Bullgari, kështjella Carevec në Veliko Tërnovo, përsëri do të presë turistë ditën e parë të vitit 2021. Vizituesi i parë do të pritet zyrtarisht mu në orën 12.00. Turisti do të marrë si dhuratë libra dhe një ciceron, i cili t’ia tregojë kompleksin historik arkitekturor.
Carevec është muzeu i vetëm në vend i hapur për vizita pas shtrëngimit të masave anti-epidemike gjatë nëntorit.
Që nga 2 janari muzeu “Rilindje dhe Kuvend Themelues”, qendra multimediale “Carevgrad Tërnov”, kisha “40 martirët e shenjtë” dhe kisha “Krishtlindja” në fshatin Arbanasi do të hapen për vizitues individualë, transmetoi BTA.Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..