Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika për bullgarët jashtë shtetit me një shikim drejt vitit 2021

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Sprovat, kriza dhe protestat në Bullgari lindën një atmosferë të re me energji të madhe për ndryshim

Foto: BGNES

Viti 2020 ndikoi mbi marrëdhëniet me bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë ajo u bëri pasqyrë politikave të institucionit presidencial për bullgarët nëpër botë.

“Gjatë muajve të parë të pandemisë shoku ishte i madh. Ne fakt ne provuam ta kompensojmë atë, duke i shtuar disa herë lidhjet me bashkësitë tona përtej kufirit – nga diasporat historike dhe nga emigracioni më i ri. Argumenti kryesor për ne ishte: kudo që të jenë të ndiejnë në këto momente të rënda se jemi së bashku – një popull, një komb. Ishte e rëndë, sepse merrnim tregimet e tyre individuale për sfidat e krizës, për pamundësinë për t’u kthyer në Bullgari, që të shohin prindërit, fëmijët. Në një moment të sprovave të mëdha e gjithë kjo lindi një solidaritet të ri, në shikim të parë, mes njerëzve të panjohur dhe ky solidaritet është me një emër bullgar.”

Nuk duhet të presim kriza, që të kuptojmë se çfarë mendojnë bashkatdhetarët tanë përtej kufirit, pohon Jotova. Po, çdo një prej tyre e ka fatin e vet, por ata nuk e kanë ndërprerë lidhjen me atdheun, jo vetëm për shkak të të afërmve:

“Kjo që ne u themi bashkatdhetarëve tanë është se sprovat, kjo krizë, protestat në Bullgari lindën një situatë të re, një atmosferë të re, në të cilën po vëzhgohet një energji e madhe e të gjithë bullgarëve, një energji për ndryshim. Dhe në qoftë se duhet të bëjmë një përgjithësim, gjatë muajve të kaluar të vitit 2020 përveç shqetësimeve, kishte diçka shumë pozitive dhe kjo ishte shpresa.”

Shpresoj shumë se 2021-ta do të jetë një vit më i shëndetshëm, shtoi Nënpresidentja. Sipas fjalëve të saj institucioni, të cilin ajo përfaqëson, do të dekorojë iniciativat më të suksesshme virtuale “Lakuriq janë të gjithë popujt pa libra” dhe “Bullgaria e Zgjuar”, iniciativa, të cilat u zhvilluan vitin e kaluar.  

Nuk janë një ose dy problemete lidhura me politikat ndaj bullgarëve jashtë shtetit, të cilat i definoi Këshilli i Ekspertëve pranë Institucionit të Nënpresidentit dhe të cilat duhet të gjejnë një zgjidhje të ngutshme gjatë vitit 2021.

“Së pari duhet të sigurojmë pedagogë të kualifikuar në gjuhën bullgare, sepse shumë prej bashkatdhetarëve tanë thonë se nuk disponojnë mësues të mjaftueshëm në gjuhën amtare. Ka shumë pengesa administrative në vend dhe shpresoj se pas zgjedhjeve, me qeverinë e re do të arrijmë ta zgjidhim problemi dhe kjo çështje do të bëhet me prioritet” – komentoi Ilijana Jotova. Në vend të dytë ajo e vuri theksin tek stimulimi i fëmijëve me origjinë bullgare, jo vetëm ata nga diasporat historike, për të mësuar në universitetet në Bullgari, sepse kjo siguron një lidhje nga afër me atdheun sa i përket gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave.

Bashkatdhetarët tanë njoftojnë për probleme të lidhura me rimëkëmbjen e nënshtetësisë bullgare – “Kemi diaspora shumë të vjetra, të cilat e kanë humbur këtë lidhje. Për fat të keq nga ana bullgare po të jesh në skajin tjetër nuk ka se si ta marrësh këtë informacion. Duhet të bëjmë diçka dhe të lehtësojmë bashkatdhetarët tanë dhe kryesisht ndikimin kulturor të vendit tonë.”  

Sa i përket pjesëmarrjes së bullgarëve jashtë në jetën politike të vendit dhe në zgjedhjen e së ardhmes për atdheun Nënpresidentja shprehu pesimizëm:

“Kuvendi Popullor po vonohet me miratimin e këtyre korrigjimeve në legjislacionin zgjedhor, të cilat sidomos tani, në periudhën e izolimit, mund t’i lejojnë shumë bullgarë për të marrë pjesë në mënyrë efektive si votues. Ne që prej shumë kohe po flasim me Presidentin për mundësitë për votim elektronik, por siç duket nuk ka vullnet të tillë politik. Të paktën seksionet jashtë shtetit mund të organizohen në mënyrë të tillë që bashkatdhetarët tanë të kenë qasje. /…/ Ka shumë bullgarë me pozita serioze në rrethet shkencore, të cilët erdhën dhe thanë: “Ne duam të punojmë për vendin tonë, por ai duhet të ndryshohet, të bëhet një shtet i ligjit, ku ka rregulla, kështu qe çdonjëri i cili dëshiron të vijë dhe të punojë të ndihet i sigurt”. Ne me Presidentin e pamë këtë vullnet dhe do të bëjmë çmos në kuadrin e të drejtave tona që kjo të ndodhë. Por më e rëndësishmja është që njerëzit të jenë aktivë dhe të votojnë.”

Na presin muaj shumë të rëndë – shtoi Nënpresidentja. “Po ëndërroj që një ditë të themi me krenari për ekonominë tonë dhe mundësitë tona: “Prodhuar në Bullgari.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD