Në nënkalime, ose të lartësuara nën qiell – në fasadën e ndonjë godine të lartë, graffitet janë “pushimi ynë i ngjyrshëm” në Sofjen dimërore. Prandaj në qoftë se keni kohë për të shëtitur në Sofje në ditët e festave me siguri do të mbeteni të befasuar këndshëm nga peizazhi i kryeqytetit.
Rrugët qendrore në kryeqytet, si “Car Shishman” (“Mbreti Shishman”) dhe “Rakovski” për shembull, janë plot panele elektrike të pikturuara në mënyrë origjinale.
Arti ka kontribuuar për pamjen e bukur të fasadave në unison me objektet tregtare të dislokuara prapa tyre.
Sipërfaqet e mëdha të fasadave të disa prej godinave janë “terren”, ku gjallërojnë imazhet origjinale.
Rrallë do të shihni nënshkrimin e piktorëve të talentuar të graffiteve nëpër rrugët e Sofjes.
Foto: Ani Petrova
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..