Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i vështirë 2020 ishte i suksesshëm për instrumentistët e rinj bullgarë

Foto: arkiv

“Garat janë për kuajt dhe jo për artistët” - kjo frazë e përsëritur shpesh është e kompozitorit të madh hungarez dhe pianist Bela Bartok. Shumë nga interpretuesit modernë  e ndajnë pozitën e tij, por pavarësisht  nga kjo konkurset muzikore po shtohen. Skena e tyre mbetet trampolina bazë drejt asaj botërore. Në varësi nga periudha dhe masat kundra pandemisë nga Covid-19, sivjet madje konkurset, të cilat mbahen tradicionalisht drejtpërdrejtë, duhej të zgjidhnin hapësirën virtuale si ndërmjetës midis pjesëmarrësve dhe jurisë. Por, për fat të mirë, në periudhën e masave më të rrepta, disa nga forumet kombëtare u zhvilluan, duke i respektuar të gjitha kufizimet.

Gjatë vitit 2020 shumë bullgarë të rinj fituan dekorata - njohje dhe për pedagogët e tyre. Ja se çfarë na tregoi profesori Aleksandër Vasilenko, drejtues i katedrës “Piano” në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” dhe pedagog në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, nxënësit e të cilit fituan dhjetëra dekorata:

“Unë jam i mahnitur nga nxënësit e mi. Kjoqë përjetuam doli se është shumë traumatike. Këta muzikantë aktivë të rinj, të cilët janë mësuar të jenë në skenë, të udhëtojnë vazhdimisht për pjesëmarrje në koncerte, në konkurse ndërkombëtare e kështu me radhë, duhej të mbeteshin të mbyllur në shtëpi përpara pianove të veta dhe pa asnjë lloje mundësie reale për shfaqje.  Kjo çoi deri në një humbje të pashmangshme të formës dhe të stimulit për punë. Por, ne pak nga pak e kapëm ritmin e vërtetë dhe në një pauzë relativisht të shkurtër në fund të verës dhe gjatë muajve të parë të vjeshtës, arritëm suksese në konkurset në të cilat nxënësit tanë mundën të paraqiten.

Rikujtojmë se në konkursin “Jan Sibelius  (në Finlandë), në kategorinë “Kore të Fëmijëve deri në moshën 17 vjeçe”, fitues u bë Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, me drejtuese Venecia Karamanova.

Bllagorodna Taneva është mes pedagogëve më të njohur bullgarë në violinë. Nxënësit e saj po kështu korën suksese të mëdha, pavarësisht arsimit online.

“Puna vazhdoi, fëmijët zhvillohendhe për këtë po flasin faktet. Shumë nga nxënësit e mi më dhanë shkak për një krenari dhe gëzim - Kaj Orlinov, Dalia Çollakova, Borjana Zheleva, Ralica Krësteva, Diana Çausheva, Elizabet Gekova.

Çmimin e parë prestigjioz nga konkursi Ndërkombëtar “Leonid Kogan” në Bruksel sivjet e fitoi Llora Markova. Kurse në Ohër, në konkursin e zhvilluar përmes incizimeve, nxënës të mi në të gjitha grupet e moshës morën100 pikat maksimale, kurse unë - përshëndetje të posaçme nga juritë ndërkombëtare mbi të gjitha instrumentet.

Ndërkaq, në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës në Moskë violinistja Zornica Illarionova dhe pianistja Martina Tabakova morën çmime të para në kategoritë e veta, si dhe tek ansamblet. Në të njëjtin konkurs me çmim të parë u dekorua dhe valdhornisti17 vjeç  Viktor Teodosiev, shkëlqyeshëm u prezantuan dhe akoma disa bullgarë të tjerë. Në Paris, në konkursin “Leopold Belan”, dueti Illarionova-Tabakova po kështu fitoi çmim të parë. Kurse në ditëlindjen e 250 të Betovenit  Marina Mravova, 15 vjeçe nga klasa e Antonina Bonevës, fitoi  çmimin e parë në Best Beethoven Composers Competition…

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD