Në dallim të Francës, ku këtë Krishtlindje vendpushimet e skive janë të mbyllura, në Bullgari bora dhe skiatorët takohen në vendpushimin dimëror Bansko, një nga destinacionet më të mëdha turistike në vend, transmetoi Euronews në një reportazh të vet, cituar nga faqja e internetit bgtourism.bg. Thuhet se për shkak të situatës me Covid-19 rregullat janë të rrepta: distancë sociale, maska të detyrueshme në ambientet e mbyllura, restorantet shërbejnë ushqim vetëm deri në orën 22:00. Teleferikët dezinfektohen tre herë në ditë.
Në reportazh shënohet gjithashtu se këtë stinë turizmi bullgar shpreson kryesisht tek turizmi i brendshëm dhe turistët nga vendet fqinje, që të përballojë humbjet për shkak të pandemisë së koronavirusit."Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..