Pavarësisht se cila qeveri do ta udhëheqë vendin buxheti i ri do të përballet me vështirësitë gjatë tërë vitit, madje epidemia të bëhet edhe më e vështirë. Këtë pozitë e shprehu Ministri i Financave Kirill Ananiev para Televizionit Kombëtar Bullgar.
Ai mendon se buxheti nuk ka alternativë. “Ne shpëtuam mijëra njerëz, ndërsa në disa raste – qindra mijëra”, deklaroi Ministri, duke vizuar masat për biznesin dhe për nëpunësit që pësuan dëme për shkak të krizës.
“Në qoftë se masat nuk ekzistonin Bullgaria do të ishte në nivelin e shteteve evropianoperëndimore me deficit buxhetor prej mbi 10%”, tha gjithashtu ai dhe nënvizoi se tek ne deficiti është më i ulëti në BE.
Kirill Ananiev prognozoi se vendi ynë do të hyjë në eurozonë jo më vonë se viti 2024.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..