Shuma mesatare e borxheve që familjet nuk mund të shërbejnë është rreth 2 200 leva /1124.84 euro/. Kjo u njoftua nga një prej kompanive më të mëdha të mbledhjes së borxheve në Bullgari, bëri të dituri reporterja jonë Natalia Gançovska.
Më shumë borxhe ka në qytetet e mëdha dhe në rajonin veri-perëndimor të vendit. Lockdown-i i dytë, i shpallur një muaj më parë, ka dyfishuar numrin e njerëzve që thonë se nuk mund të paguajnë borxhet e tyre, vuri në dukje Asociacioni i Agjencive të Mbledhjes së Borxheve.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..