Me një urdhër Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva bëri të ditur se cilët nëpunës me veprimtari të kufizuar përkohshëm për shkak të Covid-19 mund të marrin kompensime prej 12 eurosh në ditë nga shteti.
Në përputhje me urdhrin deri më 31 janar kompensime do të mund të marrin të gjithë që punojnë në bare, kafene, qendrat arsimore, të punësuarit në firmat turistike, punonjësit në objektet tregtare dhe qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të atyre, të cilat nuk e kanë ndërprerë punën e tyre. Do të mund të aplikojë për asistencë nga shteti edhe personeli i kinemave, diskotekave dhe bareve, sallave sportive dhe i qendrave të rehabilitimit, si dhe ata që merren me veprimtari koncertesh.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..