Viti i cili po përfundon u solli amatorëve bullgarë zhgënjime të shumta, i drejtoi përpara zgjedhjeve dhe vendimeve të vështira. Pavarësisht nga kjo, Margarita Petkova dhe Gjeorgji Iliev, dy punonjës të palodhur në këtë fushë janë optimistë. Ata nuk njihen, mbase mund të kenë dëgjuar njëri për tjetrin, por kanë një kauzë të përbashkët - të mund të frymëzojnë dhe të ringjallin traditat tona të lashta.
“Amatorët janë njerëz të cilët nuk e humbasin përkushtimin e tyre, pavarësisht nga vështirësitë” - është e Bindur Margarita. Kryetare e bashkisë e fshatit Carevec, ajo është një mbrojtëse e flaktë për ruajtjen e folklorit në tokën e saj të lindjes. Fshati, i cili është një pjesë nga bashkia Mezdra (Bullgaria e Mesme Veriore), numëron rreth 280 banues të përhershëm - sa një pallat më i madh në kryeqytet, ta themi kështu. Prandaj nuk është çudi, se vatra e kulturës dhe bashkia janë bashkë në të gjitha iniciativat e kësaj familjeje të madhe. Më e madhja prej tyre është festivali folklorik “Bellokamenica”, edicioni i pestë i të cilit duhej të zhvillohej sivjet, por u shty për shkak të pandemisë.
“Festa e fundit e fshatit qe më 3 mars. Pas kësaj e dini mirë se çfarë ndodhi. Natyrisht që ishim të shokuar, ndërpremë çdo lloje veprimtarish” - rikujton Margarita Petkova.
Si po vepron kryetarja e bashkisë së një fshati të vogël verior në “kohën interesante” në të cilën jetojmë?
Pavarësisht dhe në një mënyrë jo standarde, viti i ri do të vijë - vazhdon Margarita Petkova. Ky është një fillim i ri dhe e presim me shpresë!
I drejtohemi fshatit Carevo - një qytezë e bukur në Detin e Zi në afërsi me kufirin tonë juglindor. Këtu punon Gjeorgji Iliev - valltar-nestinar, këngëtar popullor, kryetar i klubit kulturor të Trakisë “Shenjtorët Konstantin dhe Elena”, drejtues i klubit folklorik të vallëzimit “Hasekija”.
Çfarë nuk duhet të harrojmë, edhe kur vështirësitë sikurse nuk kanë fund? Ja dhe përgjigja e Gjeorgji Ilievit:
“Nuk duhet të harrohen rrënjat, traditat dhe për më tepër - komunikimi me njerëzit. Në kushtet e pandemisë punohet me vështirësi, por prapë së prapi mundëm të realizojmë një pjesë të madhe nga programi kulturor i klubit tonë. Përveç traditës “nestinarstvo”, një nga traditat të cilat ne i respektojmë janë “koleduvane” (këndimi shtëpi më shtëpi ditën e Krishtlindjes nga të ashtuquajturat “kolendarë”). Në fillim mësoheshim prej burrave në moshë mesatare, të cilët kanë marrë pjesë në këtë ritual dhe i dinë këngët, e njohin traditën. Pas një - dy vjetëve ata u larguan, por përherë vijnë dhe përfshihen djem të rinj. Sivjet për shkak të masave anti-epidemike kundër përhapjes së koronavirusit zhvillimi i ritualit u shty në momentin e fundit. Por pjesëmarrësit e rinj në klub mbeten me shpresën e do të vijnë edhe ditë më të mira, që ta vazhdojnë traditën."
Cila është tradita, e cila respektohet në Stranxha?
“Përgatitja fillon që nga fundi i muajit nëntor me rikujtimin e “këngëve të emërtimit”. Mundohemi t’u transmetojmë të rinjve në grup detajet e rëndësishme, të dihet se cili është kuptimi i thellë i traditës. Më i preferuar për mua është emërtimi dhe thëniet të cilat thuhen për shëndet në shtëpi. Në përfundim thuhet: “Dhe sa yje në qiellin e qartë, kaq shëndet në këtë shtëpi”. Ky emërtim, nanurisje gjithmonë më emocionon, krijon gëzim dhe një frymë festive. Kurse kënga ime e dashur është “Filloi të mundohet Nëna e Zotit që nga dita e Ignazhdenit deri në ditën e Krishtlindjes”. Kjo këngë është nga kohët e paharruara dhe mban kaq shumë forcë dhe emocion: “Filloi të mundohet Nëna e Zotit... në qytetin Jerusalem, të mund të lind Zotin e Ri. O’ Krisht, O’ Zot, gjashtë engjëjt.” Kjo këngë më është më afër zemrës, mbase sepse si i vogël ishte kënga e parë e kolendrave të cilën unë e mësova. Cili është urimi im? Për më tepër të jemi të shëndoshë dhe pak më të arsyeshëm. Të kemi më shumë fat! Tek ne ka një thënie: “Të kemi fatin të jemi të shëndetshëm, të tjerat njeriu i bën vet!” Siç thonë kolendarët pas nanurisjeve: “Të jetë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: të ofruara nga Margarita Petkova dhe Gjeorgji Iliev
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..