Liqeni Atanasovsko në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi është i përshtatshëm për shëtitje dhe turne në këmbë dhe çiklizëm në të gjitha stinët. Përpara ca kohe fondacioni bullgar “Larmi biologjike” paraqiti 4 itinerare për një vizitë më vete, të cilat tanimë janë ngjitur në Googlemaps . Në këtë mënyrë çdo një mund të njihet dhe të përdorë përshkrimin e hollësishëm, hartën e detajuar dhe madje me rreziqet e shënuara në rrugë.
Liqeni Atanasovsko gjendet shumë afër qytetit Burgas. Më shumë se 300 specie zogjsh bëjnë fole në të. Shumë prej tyre janë të rrezikuar nga zhdukja në një përpjesëtim botëror. Liqeni është i lidhur me Detin e Zi përmes kanaleve të shumta, për shkak të së cilës uji i tij është i kripur.
Të katër itineraret turistike për vizita individuale dhe në grupe të liqenit Atanasovsko japin mundësi të mund të njihet e gjithë pasuria e zonës së mbrojtur, të zhvillohen sporte, si dhe të mund të afroheni pranë natyrës së egër në kuadrin e qytetit Burgas. Shikoni koordinatat e itinerareve këtu.
Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura..
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..