2020 është viti më negativ për biznesin në dhjetë vitet e fundit. Këtë e tregon një sondazh në internet i Dhomës Bullgare të Tregtisë i bërë në periudhën 10 nëntor - 10 dhjetor në 810 ndërmarrje mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha në vend nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Vetëm 2 për qind nga të anketuarit japin vlerësim pozitiv të klimës së biznesit.
Një pjesë e vogël e ndërmarrjeve kanë përfituar nga masat antikrize në mbështetje të biznesit, tregon sondazhi. Masa “60/40" është më popullaritet më të madh dhe 28 për qind kanë përfituar prej saj. 40 për qind e atyre që përfituan nga masat antikrize ankohen për procesin e ngadaltë, 35 për qind - nga burokracia dhe dokumentacioni i rëndë. 11 për qind nuk hasën pengesa në marrjen e ndihmës.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..