Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bamirësi në kohën e pandemisë

Sandra e cila realizon dëshirat muzikore të njerëzve të moshuar në azile

Foto: arkiv personal

Njerëz të moshuar me fytyra të shndritshme qeshin e këndojnë, duke harruar pleqërinë, izolimin dhe ....vetminë. Të vështruar në ekranin para tyre, disa janë në takt me muzikën, të tjerë duartrokasin në ritëm, të tretë madje mundohen të bëjnë disa hapa të vegjël vallëzimi. Po, pikërisht kjo është pamja reale në disa nga azilet bullgare. Banuesit e tyre pavarësisht dhe për një pjesë të shkurtër kohe munden të ndihen specialë.

Zakonisht shkaku është ditëlindja e ndonjërit nga shokët e tyre të dhomës. Kurse në rolin e zanës së mirë, e cila paraqitet në ekran, që të mund të realizojë ndonjë dëshirë muzikore të atij i cili ka ditëlindje, hyn artistja e re dhe këngëtare Sandra Petrova. “Qe pak e jashtëzakonshme, më në veçanti në fillim të pandemisë, kur njerëzit  nga azilet akoma nuk qenë të njohur mirë me internet teknologjitë. Por, me kalimin e kohës disa prej tyre, bashkë me punonjësit socialë, u mësuan se si të realizojnë një internet lidhje të mirë dhe të lidhin kompjuterët e tyre me televizorin, kështu që të më shikojnë në një ekran të madh” - tregon Sandra.

Sandra Petrova argëton banuesit e një azili për pleq në qytetin Ruse

Takimet e saj online muzikore janë një pjesë nga kauza bamirëse “Transmeto më tutje” - e cila është bamirëse dhe në ndihmë të njerëzve në një gjendje të vështirë dhe të pabarabartë, siç janë dhe banuesit nëpër azilet tona. “Pavarësisht nga lidhja në distancë, ata mundin të më tregojnë gjëra të rëndësishme, të cilat bëhen të rëndësishme dhe për mua” - tregon Sandra dhe shton:

“Mora vesh se ata kanë nevojë për një vëmendje më të madhe dhe se ne në kohën tonë të përshpejtuar dinamike harrojmë t’u kushtojmë kohë. Kurse atyre u duhet shumë pak! Është e mjaftueshme vetëm t’u telefonosh, t’i pyesësh “Si je”?, të interesohesh pak nga jeta e tyre. Sepse ata kanë se çfarë të na tregojnë.”

Më shpesh e porosisin Sandrën t’u këndojë diçka nga këngëtarja Lili Ivanova. Pëlqehen shumë dhe këngët tona popullore, si dhe romancat e vjetra të qytetit. “Kur më porosisin diçka konkrete dhe unë e mësoj për ta, situata bëhet akoma më speciale! Por, Lili është favoritja e tyre! Thjesht shikoj sesi ajo ka kapur kohën për këta njerëz dhe sikurse e ka ngrirë! Kur dëgjojnë një këngë të kënduar prej saj - ngrihen menjëherë!”- thotë Sandra.

Në kohën e pandemisë, banuesit nëpër këto azile janë më të prekur nga izolimi . “A janë të trishtuar? Kur këndoj disa nga këngët, shikoj sesi kujtohen për rininë e tyre dhe tek ta ka një trishtim të lehtë”, tregon artistja.  

Pas diplomimit në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të Filmave, Sandra Petrova këndon në Teatrin Muzikor, ka qenë dhe drejtuese programi në Televizionin Kombëtar Bullgar. Ajo është kampione republikane e Bullgarisë në bodibilding dhe kulturizëm.

E mira është ngjitëse. Ajo u sjell gëzim jo vetëm njerëzve në nevojë, por dhe vet dashamirësve. Tani Sandra është frymëzuar dhe për akoma një ide tjetër, me të cilën të mund t’i gëzojë njerëzit e moshuar në prag të Krishtlindjes. Tani ajo po përgatit një incizim në studio të një koncerti me këngë të Krishtlindjes të dashura e të preferuara prej tyre. Në të ajo do të këndojë në shoqërim të tre muzikantëve të rinj. “Mundet t’i interpretojmë dhe online këngët, por vendosëm, se do jetë më mirë të jenë të incizuara, kështu që ata të mund t’i dëgjojnë në çdo kohë që duan” - sqaron këngëtarja dhe artiste e re. Dhe ajo nuk ndalet deri këtu!

“Kemi një ide, të cilën po fillojmë ta zhvillojmë. Ajo është që të bëjmë të mundur, në qoftë se ndonjë dhurues do, të dhurojë gëzim për njerëzit e moshuar, të marrë në punësim muzikantë. Me ta mund  të organizohen latono-mbrëmje ose mbrëmje të këngëve të vjetra, në varësi nga preferencat e njerëzve nga azili”.

Në prag të festave, të cilat sivjet do të jenë shumë më të ndryshme, për shkak të izolimit rreth Covid-19, njerëzit e moshuar, në ngjashmëri të ne të gjithëve janë të etur për një gllënjkë gëzim, lumturi, muzikë dhe...ëndrra. Por, në kohën e Krishtlindjeve, ndodhin çudira! Zanat e mira kanë kujdesin për këtë!

Autore: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD