Më shumë se 40 vjet Rumjana Pençeva koleksionon sende të vjetra jetike autentike shtëpiake, të krijuara prej duarve të bullgarëve të talentuar. Sot ajo është mbase pronarja e koleksionit më të madh privat prej sendeve shtëpiake tek ne. Duke u kthyer mbrapa gjatë viteve i jep llogari vetes se dashuria ndaj së bukurës e shoqëron gjatë gjithë jetës së saj.
“Nuk më kujtohet se pikërisht kur kam filluar t’i mbledh këto sende, mbase kam qenë akoma nxënëse, 16-17 vjeçe. Një nga gjërat e para të cilat i kam marrë qe bucela e gjyshes dhe e gjyshit me pamjen e poetit Hristo Botev. Dhe pavarësisht se pas saj të kem gjëra më të bukura dhe shumë më të mëdha, atë e kam të dashur, sepse është nostalgji dhe kujtim nga fëmijëria” - thotë Rumjana Pençeva.
Sendet e veta të para Rumjana i merr nga njerëz të afërm, kurse pas kësaj fillon të blejë. Kujtohet për kohëratkur sende të vjetra janë shitur nëpër stendat buzë rrugës dhe nëpër pazaret. Mëson vendet, ku ka sende interesante dhe antikuarë, shkon nëpër fshatra, njihet me njerëz të moshuar dhe me jetën e tyre. Dhe kuptohet, me historitë e sendeve.
“Më të shtrenjta dhe të dashura për mua janë gjërat të cilat i kam blerë direkt nga njerëzit – trashëgimtarë të sendeve ose veshjeve, prej tyre mundem të grumbullojë dhe një farë informacioni - thotë Rumjana Pençeva. Shumë nga veshjet popullore të cilat i kam, e di se kur janë mbajtur - nga gjyshja ose stërgjyshja e trashëgimtarëve. Për një nga veshjet popullore di se ka qenë e një gruaje e cila ka lindur gjatë vitit 1864. Kjo veshje nuk është më e bukura, por më sjellë shumë gëzim, sepse është e bërë në fund të shekullit të 19”.
Bukuria e papërsëritshme e veshjes popullore bullgare shpaloset përpara Rumjana Pençevës kur fillon të blejë veshje autentike në Internet. Ajo kapet dhe fillon të lexojë, të hulumtojë, të mësojë, njihet me njerëz, të cilët pasurojnë dijet e saj për sferën e madhe dhe të pafund të veshjes popullore të gruas bullgare.
“Veshjet shkaktojnë tek unë një krenari se jam bullgare - thotë Rumjana. Përveç tyre, gjatë viteve mblodha mjaft gjëra prej qeramike, druri dhe metali - enë për uthull dhe raki, shtamba, bucela, poçe, pjata, tava, rrota, boshte, baule. Kam shami dhe mbulesa unikale - mësalle, përparëse, shkorsa si dhe jastëk, të cilët unë i pëlqej shumë - numëron vetëm një pjesë të vogël nga përmbledhja e vet e shkëlqyer Rumjana Pençeva. Më shumë nga sendet janë nga fillimi i viteve 40 dhe 50 të shekullit të 20, por kam disa dhe nga fundi i shekullit të 19, për shembull njëenë për raki, në të cilën është shënuar viti - 1884”.
Koleksioni i madh i cili është i mbledhur nga Rumjana Pençeva me një dashuri të madhe dhe me përkrahjen dhe të burrit të saj, zgjon një admirim dhe kënaqësi të sinqertë. Cilat janë planet për të? A ka menduar ta tregojë dhe përpara publikut të gjerë, që të mund më shumë njerëz ta shijojnë këtë pasuri të madhe?
“Gjëja e parë të cilën dua që të bëj është të sistematizoj të gjitha gjërat të cilat i kam, të bëj një katalog me prodhimet të cilat i posedoj, por mbase dhe një album në letër - përgjigjet Rumjana Pençeva. Vendosa se duhet t’i tregojë përpara shokëve dhe miqve, se nuk duhet t’i ruaj vetëm për veten time. Dua që të bëj dhe një ekspozitë, ku çdo një i cili interesohet prej këtyre gjërave, të shikojë se çfarë pasurie na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Sepse në qoftë sene nuk e njohim, nuk ka sesi ta duam. Kjo është dëshira ime dhe ishalla të kem rastin dhe mundësinë ta realizoj”.
Autore: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..