Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pylli i shëndetit” rritet në qytetin Isperih

Foto: arkiv personal

Ne jetojmë, që të jemi të shëndetshëm dhe të lemë jetë pas vetes tonë! Jetë, të shprehur jo thjesht në një brez të ardhshëm, por dhe në vepra, të cilat të flasin më shumë nga fjalët tona. Të mbjellësh një pemë do të thotë të vesh fillimin e një përjetësie të vogël. Dhe pikërisht këtë bëri familja e re Ellnar dhe Behçet Hamid nga fshati Kitançevo, rajoni i  qytetit Isperih. Behçet është i njohur nga banuesit e qytetit Isperih si kryetar i klubit sportiv të mundjes në qytet dhe biznesmen, kurse bashkëshortja e tij Ellnar është mësuese në këtë qytet verilindor bullgar. Familja e re ka dhe një djalë i cili është 3 vjeç. Sivjet ata festojnë 5 vjet një jetë të përbashkët dhe dëshira e tyre ka qenë në vend të një feste të mund të lenë diçka e cila të jetojë gjatë viteve. Ideja për iniciativën e tyre “mbill një pemë - që të jesh plotë shëndet” ka lindur në mënyrë fare spontane.

“Meqenëse pesë vjetori nga dasma quhet prej druri, vendosëm ta ndajmë festën tonë me njerëz nga qyteti. Fillimisht ideja jonë qe të mbjellim një pemë, por pas kësaj llogaritëm se do të jetë mirë që pemët të jenë më shumë dhe vendi të bëhet një pyll-park në dobi të brezave të ardhshëm”, tregon Ellnar.  

Të njëqind pishat janë të blera me fondet e tyre personale. Fidanët janë mbjellë në zonën rreth spitalit në Isperih. Familja e re i drejton lavdërime të posaçme udhëheqjes së bashkisë për këtë se kanë ndihmuar për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për pyllëzim.

Dëshira e Ellnarit dhe Behçetit është që kjo iniciativë e tyre të kthehet në traditë dhe familje të tjera të reja të ndjekin shembullin e tyre.

“Shpresojmë që çdo vit pylli ynë të rritet. Jemi të bindur se, gjithnjë e më shumë njerëz do të pëlqejnë idenë të përfshihen dhe të ndajnë pak kohë, që të lënë diçka, e cila të jetojë gjatë viteve dhe të kontribuojë për një ajër më të pastër”, tha familja nga fshati Kitançevo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Mehmed Aziz dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD