Shoqëria e shpërndarjes së energjisë elektrike ÇEZ zbuloi vjedhjen më të madhe të energjisë elektrike në historinë e vet, njoftoi ÇEZ.
Për shkak të anomalive të konstatuara të konsumit të energjisë elektrike në rajonin e fshatit Herakovo të rrethit të Sofjes ekipe të shoqërisë dhe të policisë zbuluan në një godinë bujqësore të fshatit një fermë ilegale për kripto-valutë. Në ndërtesë ka pasur makina të instaluara, të cilat kanë shërbyer mbi 1000 konfigurime kompjuterike, të përdorura për mining-un e kriptovalutës.
Sipas llogaritjeve të para të shoqërisë vjedhja e energjisë elektrike është e barabartë përafërsisht me konsumin mujor të 4250 familjeve.Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..