Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një aplikacion në celular do të tregojë për objektet dhe vendet turistike në rrugën tonë

Foto: arkiv

“Aplikacioni është si GPS. Vihet në punë, kur je në afërsi deri tek objekti dhe të tregon për të”, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare autori i idesë Svetllozar Zahariev.

“Deri në këtë moment aplikacioni është i përpunuar për vizita virtuale në katër qytete të Bullgarisë dhe pritet të nisë në fillim të vitit të ri në qytetin Varna. “Ideja është që turistët, të cilët kanë ardhur në det, të kuptojnë se çfarë objektesh turistike ka në afërsi.

Në Varna kemi zgjedhur 50 objekte, të organizuara në tre itinerare. Mes tyre janë Kopshti Detar, Muzeu Ushtarako Detar,  Observatori, banjat romake, banja e vjetër turke, Muzeu Arkeologjik”, sqaroi Zahariev.

Parashikohet  që fillimisht aplikacioni mobil Bulgaria easy të jetë në gjuhët bullgarisht, anglisht dhe rusisht dhe të përfshijë 200 objekte turistike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD