Në fshatin Asparuhovo, rrethi i qytetit Montana në Bullgarinë Veriperëndimore, jeta kalon si në pjesën më të madhe të fshatrave bullgare me një popullsi në plakje. Deri tek ai nuk ka një transport publik, sepse nuk ka udhëtarë të mjaftueshëm. Prej 1500 banuesve të dikurshëm, në mesin e shekullit të kaluar, sot kanë mbetur afro 500 veta, kryesisht njerëz të moshuar. Për ta kujdesen 2 mjekë familjarë, të cilët vijnë vetëm në ditë të caktuara të javës. Jetesa është e pakët. Banuesit vendas e sigurojnë jetesën vetëm me përpunimin e tokës dhe me rritjen e perimeve. Ka akoma 2-3 tufa me dele. Derra tanimë nuk rriten më, për shkak të vrasjes në masë rreth murtajës afrikane. Kryetarja e re e bashkisë Ljudmilla Makaveeva bën çdo gjë të mundur sipas forcave të veta, që të përmirësojë jetën e bashkëfshatarëve të vet:
“Kemi një patronazh shtëpiak për njerëzit e moshuar, kurse mbi programin “Drekë të ngrohtë” bashkia u siguron ushqim njerëzve të dobët nga ana sociale - tregon kryetarja e bashkisë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare - Vidin. Rregullisht janë të përfshirë 11 veta, kurse çdo njërit i cili na është drejtuar për përkrahje, po kështu mundohemi t’i ndihmojmë. Por, problemi është se na kërkojnë gjithnjë e më rrallë. Ka programe për ndihmë personale, për ndihmëse shtëpiake dhe ato janë në dispozicion të çdo një nevojtari. Aktualisht për shkak të pandemisë, tensioni dhe jeta e hutuar ndikojnë dhe mbi njerëzit këtu, por problem me furnizimin e ilaçeve nuk ka. Ky është një kujdes i mjekut personal, i cili vjen çdo të marte dhe të enjte”.
Pavarësisht nga vështirësitë Ljudmilla Makaveeva do ta përcjellë vitin e tanishëm me një kënaqësi nga puna e kryer. Sipas saj e ardhmja e vendbanimeve të vogla, si fshati Asparuhovo, është në realizimin e projekteve evropiane. Rezultatet janë të dukshme - një rrugë komunale të përfunduar krejtësisht dhe një shesh të ri për fëmijët në qendër të fshatit:
“Tani jetojmë më qetë, sesa më parë, sepse jemi më pak njerëz. Ëndrra ime është të mund të rregullojmë transportin e autobusëve, sepse nuk ka asnjë lloje transporti shoqëror. Pjesa më e madhe e njerëzve përdorin makinat e tyre personale. Në qoftë se nevojitet, të moshuarit i transportojnë fqinjët ose të afërmit, kurse kur na kërkojnë dhe ne i transportojmë. Ne u kemi bërë thirrje institucioneve përgjegjëse dhe na lëshuan autobus, por pas kësaj hoqën dorë sepse ka qenë jo rentabile. Përveç rrugës kryesore deri në fshat, asfaltimi i së cilës përfundoi gjatë këtij viti, përpara katër vjetëve qenë të rregulluar 13 rrugë në fshat. Përpara 3 vjetëve riparuam parkun, vatrën e kulturës. Kisha po kështu u restaurua. Kemi mjaft dyqane, çdo ditë na sjellin lloje të ndryshme buke. Madje kemi dhe dy bankomat , si dhe kasa për të paguar faturat e shërbimeve.”
Përpara ca kohe u mbyll shkolla e fshatit dhe nxënësit e vegjël janë të detyruar të udhëtojnë deri tek fshati fqinjë – Rasovo. Gjimnazistët shkojnë në shkollë në qytetin Llom. Për shkak të masave të jashtëzakonshme tani që të gjithë mësojnë në distancë. Institucioni i vetëm kulturor është vatra e kulturës, e cila është e ruajtur që nga viti 1927. Ajo disponon 10 mijë vëllime librash - letërsi për fëmijët, letërsi teknike, agrare e të tjera. Sivjet veprimtarët e vatrës së kulturës kanë organizuar vetëm dy festa në të hapur, por pavarësisht nga vështirësitë, po vazhdojnë t’i mirëmbajnë traditat të gjalla.
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së RKB-Vidin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..