Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borisov ndaj Buçkovskit: Brezat nuk do të na falin se nuk kemi gjetur kompromis

| rinovuar më 20-12-10 5.55.MD
Foto: BTA

"Gjithmonë kam besuar se vendimet mund të gjenden në tryezën e bisedimeve. Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të falin as Bullgarinë, as Republikën e Maqedonisë së Veriut se nuk kemi gjetur kompromis, i cili të na japë perspektivë." Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov sot në takimin me të dërguarin e posaçëm të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vllado Buçkovski.

Nëpërmjet profilit të vet në Facebook Borisov vuri në duke se ka theksuar se për marrëdhëniet e besimit të ndërsjellë është me rëndësi të madhe zbatimi i të gjitha angazhimeve të ndërmarra sipas Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit, të nënshkruar mes dy vendeve tona në vitin 2017.

Bullgaria ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që Ballkani Perëndimor të bashkohet me NATO-n dhe BE-në. Prandaj gjatë Presidencës sonë të Këshillit të BE-së ne e vendosëm këtë temë në vend të parë.

Më vonë Buçkovski u takua edhe me Presidentin Rumen Radev. Presidenti bullgar deklaroi se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut kërkon jo prova për presion nëpërmjet shteteve të treta, por rezultate reale në dialogun dypalësh me Bullgarinë. Sipas Presidentit bullgar braktisja e gjuhës së urrejtjes ndaj Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut dhe ndryshimi i përmbajtjes së librave mësimore të historisë do të jetë një kontribut real në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD