Vendpushimi Pamporovo gëzon një klientelë relativisht modeste, pavarësisht nga bllokimi i pjesshëm dhe restorantet, spa qendrat, pishinat e mbyllura. Në këtë vendpushim të strukur në malin Rodopa nuk punojnë ski-pistat dhe teleferikët. Gjithsesi, disa nga hotelierët presin turistë për fundjavë, të tërhequr nga dëbora e parë. Këta janë kryesisht bullgarë, të cilët vijnë për të marrë një çik ajër të pastër dhe të shëtisin nëpër rrugicat e shtigjet e malit Rodopa. Kurse kureshtjet natyrore përreth ka sa të duash!
Një kontroll nga ana e Radio Bullgarisë saktësoi se, vendpushimi ka një gatishmëri të plotë që të fillojë zyrtarisht ski sezoni më 21 dhjetor, pas revokimit eventual të urdhrit të ministrit të shëndetësisë, në lidhje me masat sa i përket shpërndarjes së Covid-19.
Përpara ca kohe Marian Beljakov, drejtor ekzekutiv i Shoqërisë Aksionare “Pamporovo”, deklaroi përpara mediave se pavarësisht nga humbjet e mëdha për shkak të epidemisë dhe masat kufizuese, gjatë muajve të fundit në vendpushim janë investuar para të konsiderueshme për garantimin e parrezikshmërisë së miqve. “Një nga masat në këtë drejtim është përfshirja e një sistemi të posaçëm për blerjen përmes internetit të kartave për teleferikun” - deklaroi përpara reporterit tonë përfaqësues i degës së marketingut të vendpushimit.
Skiatorët do të marrin karta të gatshme në internet të paguara paraprakisht përmes të ashtuquajturës pick-up pajisje, të vendosur afër ski-pistave. Në këtë mënyrë, nga menaxhimi i njërit prej vendpushimeve tona më të njohura të skive shpresojnë që të mund të pakësojnë radhët e zakonshme përpara arkave dhe grumbullimin e madh të njerëzve rreth teleferikëve gjatë kësaj kohe të vitit.
Kryesisht bullgarë pritet që të pushojnë në hotelet vendase gjatë muajve të ardhshëm. Ka dhe rezervime nga jashtë, por për shkak të pasigurisë rreth pandemisë, nga departamenti i marketingut nuk dëshiruan të saktësojnë se nga cilat shtete do të presin turistë. Për festat hotelierët vendas propozojnë dhe ofrojnë zbritje të paketave.
Por, tani për tani sezoni është nën pikëpyetje dhe vetëm bora dhe peizazhet e bukura të malit Rodopa janë në gjendje të tërheqin në Pamporovo ata turistë të cilët dëshirojnë të pushojnë mes natyrës me dëborë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..