Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje prej 50% të rendimentit të grurit në Bullgarinë Lindore

Foto: agroportal.bg

Për shkak të thatësirës gjatë vitit 2020 Bullgaria konstaton rendiment më të ulët të misrit dhe lulediellit, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë. Pak mbi 2.8 mln tonë është misri i prodhuar mbi 572 417 hektarë.

Rendimenti mesatar i misrit është 494 kg për një dynym. Po të bëjmë një krahasim, në vitin 2019 korrja e misrit ishte mbi 3.1 milion tonë, me një rendiment mesatar prej 684 kg për një dynym. Për shkak të thatësirës së pranverës, më i ulët është prodhimi në Bullgarinë Lindore me një mesatare prej 50 për qind.

Luledielli i korrur për vitin 2020 është mbi 1.6 milion tonë nga 809,563 hektarë. Rendimenti mesatar për vendin është 203 kg për një dynym. Për krahasim, në vitin 2019, sasia totale e korrur ishte 1.7 milion tonë, me një rendiment mesatar prej 230 kg për dynymë, njoftoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, 24% kursejnë

Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..

botuar më 25-01-29 3.40.MD

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD