Akoma mungon një politikë unike evropiane në fushën e shëndetësisë dhe BE do të kishte vlerë të shtuar në se koordinonte vendet anëtare në pandeminë, tha para RKB eurodeputeti Andrej Kovaçev.
I pyetur nëse do të ketë pasaporta evropiane të imunizimit për udhëtim të lirë të njerëzve me vaksinë antivirale, Kovaçev komentoi se ende nuk ka një formë të vetme udhëtimi në BE. "Kjo sigurisht nuk mund të jetë një politikë evropiane, sepse BE nuk ka kompetenca të tilla. Shtetet anëtare mund të vendosin kufizime”, theksoi Kovaçev.
Lidhur me dyshimet dhe rezistencën kundër vaksinimit masiv, Kovaçev vuri në dukje se "nevojitet një fushatë informacioni absolutisht transparente për secilën prej vaksinave me të dhëna të sakta shkencore".
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..