Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Puna në kopsht është terapia më e mirë

Foto: BGNES

Tre histori të ndryshme për afrimin e vet me tokën dhe për shpëtimin përmes saj treguan njerëz me profesione të ndryshme në eterin e programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare. Historitë janë të njerëzve të zakonshëm, por janë kureshtare, sepse thonë sesi mund të jemi më të dobishëm për ne dhe për njerëzit rreth nesh, të jemi më të mirë dhe më të lumtur dhe kjo me mjete të pakta, me të cilat disponojmë gjatë një viti të tillë si ky i sivjetshmi.

Po rritet numri i atyre , të cilët vlerësojnë ushqimin e pastër. Por, interesantja është se kur rrisim bimë pa kimi, ato vet zhvillojnë lëndë anti-parazitare dhe kur njeriu ushqehet me to dhe ai i merr këto lëndë. Kështu për shembull frutat dhe perimet tona janë dy herë më të dobishme nga të tjerat”, thotë kopshtari i ri Tihomir Trajkov  nga qyteti Pollski Trëmbesh. Prej disa vjetëve ai u dërgon klientëve të vet të ashtuquajturat “shporta sezonale”, të mbushura me çdo gjë e cila jep frytë gjatë stinës përkatëse në kopsht:

“Nga 60 llojet e kulturave, të cilat unë i kam mbjellë, vetëm dy lloje nuk u rritën sivjet. Menjëherë në vend të tyre unë mbjell të tjera. E njëjta gjë është dhe kur bie breshër, bimët nxirren  dhe mbillen të rinj. Që të gjitha metodat të cilat i përdor janë natyralë, fekondoj vetëm me plehra të fermentuarьtë hithrës. Ajo vihet në ujë, qëndron aty 28 ditë dhe pas kësaj vihet në ujë të pastër i cili hollohet. Është e rëndësishme që kështu të veprohet me tokën, saqë të mos të ketë një rraskapitje, por me çdo vit toka të bëhet më e pasur me baktere. Spërkatja me kimikate i  shkatërron bakteret dhe toka bëhet jo pjellore. Ashtu siç bimët janë të lidhura me bakteret, kështu dhe njerëzit - në një mjedis të helmuar bakteret e dobishme nuk zhvillohen. Tani, në serra mund të rriten sallata jeshile, qepë, hudhër, presh, spinaq, rukola, të cilët po kështu mund të dërgohen deri tek klientët, për ndryshe puna jonë ndalon fare gjatë këtyre muajve të gjatë të dimrit.”


“Puna në kopsht është terapia më e mirë, jo vetëm për njerëz me probleme por dhe për ne - njerëzit e shëndetshëm. Nuk ka një gjë më të mirë se kjo të mund të kesh një afrim me tokën”- thotë Milena Boeva nga Sofja. “Mund të kujdesemi për tjetrin, derisa kujdesemi për tokën dhe çdo gjë të gërshetohet dhe të ndodhë në një vend. Ne e quajtëm kopshtin tonë “Frymëzim”, kështu krijuam Qendrën e parë për një punësim të mbrojtur sivjet, në bazë të projektit të Agjencisë për njerëz me aftësi të kufizuara. Aty punojnë 15 veta me të meta të qëndrueshme. Ata janë në një kontratë pune, me një kohëzgjatje të ditës së punës prej 4 orëve. Projekti është për 18 muaj, pas kësaj  mund të zgjasë edhe për më gjatë. Qëllimi ynë është që këta njerëz të angazhohen gjatë gjithë jetës së tyre. Unë, për këtë periudhë të shkurtërjam e befasuar nga rezultatet këtu. Në fillim njerëzit tanë nuk dinin sesi rritet një domate, kurse tani kemi një prodhim të gatshëm dhe bëmë dhe zajre. Kemi një Pazar të përhershëm bamirës dhe shesim reçel, shurupe, fruta të thata dhe dekorim për Krishtlindje. Gjëja më e mirë është se këta njerëz ndihen të dobishëm, të nevojshëm dhe të vlerësuar për shkak të punës së kryer prej tyre. Kopshti ynë është në lagjen Bozhurishte. Përpara viteve aty ka qenë një shkollë ushtarake, kurse tani terreni prej 10 dynymëve dhe godina prej 2 mijë metrave katrore na është dhënë falas nga bashkia. Qëllimi afatgjatë është që kjo godinë e pashfrytëzuar të mund të riparohet dhe të kthehet në një kompleks të madh për rehabilitimin e njerëzve me mundësi të kufizuara, i cili tani për tani mungon në Bullgari”.

Historia e tretë është për fshatin si një lloje ure midis së kaluarës, së tanishmes dhe të ardhmes. Realisht ajo vjen nga fshati Zdravec në afërsi të qytetit Varna, por është treguese për shumë fshatra në Bullgari. Aty përpara 10 vjetëve është vendosur Snezhana Karajançeva bashkë me familjen e saj. “Përpara kësaj qesh mësuese, por toka, dheu më tërhoqën fort”, tregon Snezhana dhe kështu ka trilluar “Fermën e saj me bar“. Ajo është e veçantë me faktin se kthehet në një farë banke dhe shpërndarëse të farërave prej varieteteve të vjetra, të cilat janë duke u zhdukur në Bullgari. Viti i tanishëm nuk ka qenë më i ndryshëm se vitet e tjera, e veçanta ka qenë  se në fermë kanë mundur të “zgjojnë” farëra të vjetra /në moshën 100 vjeçare/ prej domateve, të dhëna si një relikte familjare në një familje në qytetin Dobriç.

“Risim 200 lloje bimësh por dhe mundim të ruajmë farërat për varietetet e perimeve, të cilat janë mbjellë dikur. Fillimisht i mbjellim  në kopshtin tonë, kështu kontrollohen, pas kësaj iu propozojmë  njerëzve si një material mbjellës. Duke pasur parasyh jetën tonë në fshat, konkluzioni im është se njerëzit nga qytetet jetojnë në një mashtrim të madh. Ata mendojnë se në fshat jetohet shumë më vështirë, se nuk ke një jetë sociale dhe je i shkëputur nga njerëzit, por fare nuk është kështu. Pavarësisht nga mashtrimet, gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin fshatin.”

Në fshatin Zdravec vazhdimisht vijnë familje me njerëz më të rinj dhe tanimë ka rreth 20 fëmijë. Snezhana është e kënaqur, meqenëse kështu formohet bashkësia, në të cilën rriten dhe fëmijët e saj.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD