“Unë u luta për shëndetin e mjekëve derisa isha në spital, sepse pash se sa e vështirë ishte përderisa ndihmonin pacientët e shumtë. Dhe askush nuk është i siguruar kundër kësaj sëmundjeje tinëzare” – këtë e tregoi prifti Zoran Mamuçevski para BNR disa ditë pasi kapërceu Covid-19 me ndihmën e mjekëve të spitalit në Gorna Orjahovica. At Zoran është 35 vjeç dhe është nga Maqedonia e Veriut. Arsimin e mbaroi në Kejmbrixh, por për shtëpinë e tij të dytë e zgjodhi qytetin Gorna Orjahovica (Bullgaria Qendrore Veriore) në afërsi të qytetit Velliko Tërnovo.
“Secili thotë me vete – ky është një virus i cili nuk prek të rinjtë, dhe unë jam një njeri i cili bëj ushtrime sportive dhe pothuajse nuk sëmurem. Por mjerisht askush nuk mund të thotë me siguri se virusi do ta kalojë atë. Çdokush mund të zhvillojë komplikime, kjo sëmundje është shumë tinëzare” – thotë prifti. Ai kujton se simptomat e koronavirusit u shfaqën papritmas. Pasi ishte në rregull papritur ai mori dhimbje të forta muskulore, ngriti temperaturë të lartë dhe ra fizikisht. Atëherë prifti i ri u izolua vet dhe kërkoi ndihmën e mjekut personal. “Gjëja e parë që bëra ishte që vet të karantinohem për të marrë përsipër përgjegjësinë për njerëzit e tjerë. Mbeta në shtëpi dhe u mbylla, ndërsa mjeku personal më përshkroi terapi.”
“Simptomat ishin shumë të çuditshme, së pari nuk ke asgjë, pastaj dridhesh, ke ethe derisa në një moment ndjeva se nuk mund të marrë frymën dhe shkova për radioskopi të gjoksit tim. Doli që kisha pneumoni bilaterale dhe duhej të shtrohesha në spital.”
Në spital at Zoran Mamuçevski shikoi sesi në një ditë nga spitali doli një familje e moshuar ndërsa në vendin e tyre e pranuan birin e tyre për trajtim me oksigjenit, gjendja e të cilit po keqësohej. Prifti gjithashtu pa pacientë që vdisnin përkundër kujdesit të mjekëve dhe infermiereve.
“Kishte një grua gjendja e së cilës fillonte të përmirësohej, por për fat të keq ajo vdiq. Dhe në një moment ti nuk e di se çfarë pasoja do t’i sjellë organizmit ky virus. Pash edhe shumë mjekë të hospitalizuar, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë. Kjo sëmundje të shprishë jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht , prandaj me rëndësi është që njeriu të ruajë shëndetin mendor dhe qartësinë e mendimit.”
Tani at Zoran po shërohet nga infeksioni i rëndë i koronavirusit në shtëpi. Aty tre fëmijët e tij gjithashtu u sëmurën por pa simptoma në mënyrë asimptomatike. Bashkëshortja e tij është e shëndosh dhe së shpejti do të lindë fëmijën e tyre të katërt. “E keqja kur kalon shikojmë me një fije shprese në të ardhmen se diçka e mirë po vjen” – thotë prifti.
“Kjo sprovë do të kalojë dhe duhet të kemi të qartë se të gjithë do të kalojmë këtë rrugë dhe se nuk është diçka që ne duhet të izolojmë dhe të mohojmë. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë qetësinë dhe besimin, të mbetemi të vetëdijshëm ndaj njeri tjetrit dhe të mos hyjmë në teori konspirative se e gjithë kjo është mashtrim.”
At Zoran na tha se pasi përfundon karantina do të kthehet në kishën “Shën Tre Shenjtorët” në qytetin Gorna Orjahovica, ku puna nuk ka pushuar. Dhoma e ngrënies aty çdo ditë u jep drekë të nxehtë nja njëqind njerëzve në nevojë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..