Takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit të Përbashkët të Çështjeve Historike midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të krijuar në zbatim të Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve tona, përfundoi pa rezultat.
Dy bashkëkryetarët e Komisionit prof. Angell Dimitrov dhe prof. Dragi Georgiev deklaruan dallimet kryesore mes historianëve nga Sofja dhe Shkupi, të cilat u bënë shkaku kryesor për bllokimin nga ana e Bullgarisë të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sipas prof. Dimitrov një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së kundërshtimeve është që historianët në Maqedoninë e Veriut t’i bëjnë një analizë vetëkritike të kaluarës jugosllave të vendit. Si një shembull për kundërshtimet prof. Dimitrov shënoi se pas takimit të tetë të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve historianët nga Maqedonia e Veriut kanë ndaluar t’i nënshkruajnë protokollet, duke refuzuar ta pranojnë interpretimin bullgar të nocionit “maqedonas”. Bllokimi i nënshkrimit të protokolleve në dy takimet e fundit vë në pikëpyetje punën tonë – nënvizoi prof. Dimitrov dhe shtoi: “Pa dokument, i cili të tregojë qartë se çfarë debatesh janë zhvilluar dhe çfarë vendimesh janë marrë, situata bëhet e pasigurt dhe tregon mungesë dëshire për t’u punuar në një mënyrë më efektive.”
Nga ana e vet prof. Dragi Georgiev e quajti debatin me shumë shtresa, por pa rezultat.
Çështja mbetet e hapur deri në javën tjetër, kur Komisioni do të mblidhet përsëri online.
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..