Në ditët përpara Shën Nikollës /më 6 dhjetor/ peshkatarët nëpër bregdetin verior gëzojnë një peshkim të pasur, ku në rrjetet e tyre kapen më tepër safrid, skumbri kali, barbun, lefer e tjerë, njofton Agjencia Telegrafike Bullgare. “ Na mbetet vetëm të sigurojmë merudhitë për çorbën festive”- thanë përfaqësues të grupit iniciativë vendas të peshkatarëve “Shablla-Kavarna-Ballçik.”
Gjatë kësaj vjeshte më e madhe ka qenë kapja e leferit, prandaj vetëm brenda një muaji, çmimi i tij për kilogram ra nga 16 leva /8 euro/ në 6 leva /3 euro/. Por, sipas fjalëve të peshkatarëve dhe gjatë kësaj stine pasazhet me peshkun palamiti nuk kanë arritur deri në bregun tonë verior të Detit të Zi, meqenëse kjo rastis vetëm në disa vjetë.
Për shkak të masave epidemiologjike, festa e ardhshme e Shën Nikollës nuk do të jetë me shumë njerëz, kurse tavolina festive do të jetë në një rreth shumë të ngushtë familjar në shtëpi. Ndërkohë peshkatarët urojnë që Shën Nikolla i Mirës t’i ruaj nga tufanet dhe stuhitë ekuipazhet e më shumë se 150 varkave të peshkatarëve dhe të rreth 20 anijeve në regjion.
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..