Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libër në vend të kartolinës - një gjest i bukur me kauzë

Vetëm 10-15% prej librave arrijnë deri tek bullgarët oline

Foto: Pixabay

Pritja e festave të ardhshme të ndritshme pushton vetëdijen tonë, kurse fjalët më të përdorura në Google janë “Ide për peshqeshe”. Me 11 muajt e vet të kaluar viti 2020 dëshmoi se është më i ndryshëm nga çdo vit tjetër, kurse kjo padyshim që do të ndikojë dhe mbi ndjenjën, me të cilën festojmë ikjen e vitit. Masat e reja më të rrepta kundra epidemiologjike, të cilat janë në fuqi të paktën deri më 21 dhjetor, do të ulin dëshirën si për festime të mëdha, kështu dhe për pazare të mëdha tradicionale përpara Krishtlindjes. Pavarësisht se objektet tregtare të cilat gjenden jashtë qendrave të mëdha tregtare të jenë të hapura, disa segmente nga tregtia me siguri që do të kenë humbje.

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryetarja e bordit drejtues të Shoqatës “Libri Bullgar” Velizara Dobreva, vuri në dukje se bllokimi aktual i pjesshëm do të ketë një ndikim negativ mbi tregtinë me libra:

“Jemi dakord se jemi në kushte të pandemisë, por libri duhet të vazhdojë të arrijë deri tek njerëzit, madje dhe në kushtet e një izolimi të plotë. Kështu siç kanë nevojë njerëzit prej ushqimi dhe ilaçesh në këtë moment, në të njëjtën mënyrë kanë nevojë për të lexuar.” Sipas fjalëve të saj tek ne po vëmë re këtë specifikë në sjelljen e lexuesve:


“Kanali bazë, nëpër të cilin librat arrijnë deri tek lexuesit e vet është përmes librarive. Që të gjithë flasim për online tregti, por realiteti në vend është se vetëm 10-15% nga librat arrijnë deri tek njerëzit online”.

Gjithsesi mos hiqni dorë nga mundësia për festat e ardhshme të dhuroni një libër ose të plotësoni  bibliotekën tuaj me tituj të rinj.  

“Sepse përmes librave mund të dhurojmë besim, shpresë ose thjesht një histori të bukur, me të cilën të shkëputemi për pak nga shqetësimet e ditëve të përditshme dhe nga mendimet tona shqetësuese - është kategorike botuesja Viktoria Biserova.

Sipas fjalëve të saj, libri renditet në klasën e diapazonit të mesëm të çmimeve të dhuratave të mundshme.Ato kushtojnë mesatarit rreth 15-20 leva (rreth 7.5-10 euro) dhe për këto para mund të dhurojmë ndonjë libër të vlefshëm e të dobishëm, i cili të na shërbejë për një kohë të gjatë. Përveç kësaj  “libri mund të zgjidhet dhe të dhurohet si një kartolinë,sepse titulli nganjëherë është kaq i fortë, saqë mund të drejtojë mesazh”. Viktoria Biserova është frymëzuese dhe motor i fushatës “Bli 1 libër”, që stimulon leximin mes fëmijëve. Përmes saj ajo drejton dhe apel për përkrahjen e njerëzve të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre librave:


Pas krijimit të një vëllimi qëndrojnë jo vetëm autorë, botues dhe tregtarë, por dhe piktorë, shtypës, redaktorë, të cilët punojnë që të mund ai të arrijë deri tek ne. Më shpesh ata nuk janë në kontrata pune me shtëpitë botuese dhe prandaj për ta këta muaj qenë shumë të vështirë”.

Gjatë valës së parë të Covid-19 gjatë pranverës 30% e pronarëve të shtëpive botuese dhe librarive  kanë qenë të detyruar të pakësojnë nëpunësit e vet dhe vetëm 72% në mënyrë të pjesshme kanë mundur të rivendosin veprimtarinë e tyre pas kësaj. Goditja e rëndë  mbi biznesin e librave ka çuar deri në ulje në shitjen e librave midis 50 dhe 70%, tregojnë të dhënat e Shoqatës “Libri bullgar”.


Fushata “Bli 1 libër”, përveç se stimulon leximin mes brezit në rritje, mundohet dhe të ndihmojë tregun e librave. Pas botimeve të veta gjatë muajve prill dhe shtator, tani ajo do të realizohet për herë të tretë sivjet. Industria e transformon mesazhin në: ”Bli 1 libër. Dhuroje për Krishtlindjet”. Botuesit e quajnë këtë peshqesh me kauzë dhe me kuptim, sepse besojnë se libri mbetetpeshqeshi më i vlefshëm dhe një dhuratë e përjetshme e cila sjellë dashuri, ngrohtësi dhe komoditet.

Redaktor: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD