Një nga emblemat e qytetit Ruse - i njohur si qyteti më evropian dhe më i bukur bullgar, i pret miqtë e tij me një kupolë të artë të rinovuar. Bëhet fjalë për Panteonin e Rilindësve i ngritur në zemrën e këtij qyteti danubian. Ky monument i kulturës u rinovua kohët e fundit me mjete nga Projekti i Bashkëpunimit Transkufitar me Rumaninë fqinje. Për këtë qëllim u absorbuan më se 2.7 milion euro. Një pjesë prej mjeteve u shfrytëzuan për meremetimin e kështjellës së vjetër në qytetin rumun përtej Danubit - Giurgiu.
Panteoni i Rilindësve në qytetin Ruse përbën një tempull-eshtërore në të cilin ruhen kockat e 453 ndriçimtarëve të Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe të pjesëmarrësve të shquar në luftërat.
Godina unike u ndërtua në vendin e varrezës së vjetër të qytetit. Përreth saj u formua një park i mrekullueshëm. Monumenti u inaugurua më 28 shkurt të vitit 1978 me rastin e përvjetorit të 100 nga Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi turk.
Më mbresëlënës është prarimi i kupolës me sipërfaqe prej 155 metrash katrore. Larja e kubesë me flori vazhdoi më se një muaji. Për këtë qëllim u shfrytëzua flori nga 23.7 karatë. Në kuadrin e projektit u rifreskua edhe parku përreth tempullit-eshtërore, dhe u pastruan letrat me të cilat janë shkruar emrat e më se 400 mbrojtëseve të Rilindjes Bullgare. Në këtë godinë-monument u rregullua një ekspozitë.
Ka për t’u realizuar një itinerar i ri transkufitar turistik i cili do të përfshijë monumentet kulturore dhe historike të të dy qyteteve danubiane - Ruse dhe Giurgiu. Për këtë qellim parashikohet krijimi i një sajti atraktiv në ndihmë të udhëtarëve kureshtarë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..