Në vitin 2020, Bullgaria mbështeti 18 vende për sa i përket ndihmës zyrtare të zhvillimit me mbi 5.5 milion leva (2.8 milion euro). Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës u shpërnda në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetin Lindor. Gjithsej 60 projekte për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, integrimit social dhe shoqërisë civile u financuan në të dy rajonet. 43 prej tyre kanë të bëjnë me prioritetin afatgjatë të politikës së jashtme bullgare - integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Këtë e njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Më shumë se gjysmë milioni leva (një e katërta e një milion euro) kanë shkuar në vendet e rajonit të Detit të Zi - për projekte të Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Gjatë 24 orëve në vijim , vranësira në vend do të mbetet e konsiderueshme. Pasdite në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Era do të orientohet përkohësisht nga veri-verilindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3° dhe 8°, në Sofje –..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..