Në vitin 2020, Bullgaria mbështeti 18 vende për sa i përket ndihmës zyrtare të zhvillimit me mbi 5.5 milion leva (2.8 milion euro). Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës u shpërnda në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetin Lindor. Gjithsej 60 projekte për zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, integrimit social dhe shoqërisë civile u financuan në të dy rajonet. 43 prej tyre kanë të bëjnë me prioritetin afatgjatë të politikës së jashtme bullgare - integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Këtë e njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Më shumë se gjysmë milioni leva (një e katërta e një milion euro) kanë shkuar në vendet e rajonit të Detit të Zi - për projekte të Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Armenisë.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..