Në një brifing pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave kryeinspektori shëndetësor shtetëror Angell Kunçev njoftoi se sëmundshmëria nga Covid-19 në Bullgari për herë të parë që prej 3-4 javëve është ulur nën 600 për 100 000 veta të popullsisë. Kjo na radhit të 12-të në BE për nga sëmundshmëria.
Ai shtoi se vdekshmëria 14-ditore mbetet e lartë dhe për nga ky tregues jemi në vendin e parë në BE.
Pasi më 27 nëntor u vendosën masa suplementare antiepidemike pritet që pas 10-14 ditësh të regjistrohet ulja e numrit të njerëzve me infeksionin e koronavirusit në spitalet dhe në repartet intensive, si dhe e të vdekurve.
Ndërkohë parlamenti miratoi në lexim të parë korrigjime ligjore për çlirim të përkohshëm nga TVSH të furnizimeve të vaksinave dhe testeve për Covid-19.
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..